E zbulon deputeti i PDK-së: Të enjten ose të premten votohet Demarkacioni

Aktuale

E zbulon deputeti i PDK-së: Të enjten ose të premten votohet Demarkacioni

Më: 14 mars 2018 Në ora: 10:15
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica thotë se këtë javë do të ratifikohet Marrëveshja që përcakton kufirin me Malin e Zi.

“Të enjten ose të premten do të votohet demarkacioni,” është shprehur Reçica.

Marrëveshja e dy presidentëve sipas tij, e ka hapur një mundësi shtesë që të votohet marrëveshja.

“Për çdo pronë toke që sigurohet argument, do t’i mbetet Kosovës,” zotohet Reçica.
Duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ai thotë se problemet e brendshme nuk do të mbërrijnë të kundërshtojnë përmes veprimeve të tilla çfarë kanë përdorur më herët.
“Çështja e përcaktimit të kufirit është përgjegjësi e shqiptarëve dhe do të duhej që shqiptarët të jenë unik”, tha Reçica.

Reçica thotë se nuk do të duhej të lidhej me parti politike, kur është pyetur për Listën Serbe.

“E kanë të njëjtin obligim dhe përgjegjësi dhe do të duhej që ta votojnë këtë marrëveshje.”

Sipas tij, për shumë çështje që janë me rëndësi jetike ata domosdo konsultohen me Beogradin.

“Në aspektin e demarkacionit janë autonom për të marrë vendimin për të votuar demarkacionin.”

Sa i përket jetëgjatësisë së pushtetit, Reçica thotë se kjo qeveri për këtë kohë të funksionimit ka marrë vendime për shumë çështje që janë zvarritur më herët.
“Qytetarët janë shumë të pakënaqur dhe kanë të drejtë plotësisht,” derisa flet për çështjen e vizave.

Ai nuk beson se gjatë vitit 2018 do të ketë zgjedhje të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat