Ndërpritet seanca, akuza e kundër akuza të ashpra, Haradinaj me fjalor fyes ndaj LDK-së

Aktuale

Ndërpritet seanca, akuza e kundër akuza të ashpra, Haradinaj me fjalor fyes ndaj LDK-së

Më: 14 mars 2018 Në ora: 07:19

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës ka ndërpre punimet, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancën e sotme u mbajt diskutimi parlamentar për punën 100 ditëshe të qeverisë Haradinaj.

Pikat e mbetura do të debatohen në seancën e nesërme, që fillon në ora 10:00.

Vazhdon seanca

Kuvendi Kosovës po vazhdon seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohen pikat e pa papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 2 dhe 8 mars.

Pozita dhe LDK'ja po përplasen mes vete për çështjen e ushtrisë, të cilën e filloi kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se krijimin e ushtrisë e pamundësoi LDK. Këtë e mbrojti edhe zv.kryeministri Enver Hoxhaj, e tutje e ka marrë fjalën Vjosa Osmani, e cila i është kundërpërgjigjur të gjitha akuzave që iu bën partisë së saj.

Osmani ka thënë se Kosovën nuk e kanë garantuar askush se nëse i shton mandatet komunitetit serb, do të votohej ushtria.

“Në asnjë moment nuk ka pasur garancë se nëse vazhdohen vendet e rezervuara, votohet ushtria. Ky ka qenë një kurth”, ka thënë Osmani.

Kryeministri Haradinaj më herët fajësoi LDK’në se për shkak të refuzimit të kësaj partie për t’i dhënë edhe një mandat deputetëve serbë, nuk u bë ushtria. Por, Osmani thotë se nëse do të pranohej diçka e tillë, minoritetet do të përbënin grupin më të madh parlamentar.

“Rezultati i mundshëm i asaj do të mund të ishte se Grupi Parlamentar më i madh do të ishte  i pakicave”, ka thënë deputetja e LDK’së.

“Ne si LDK mburremi se kemi thënë nuk pranojmë një kurth e një skenar të tillë. Lista Srpska asnjëherë nuk ka deklaruar se do ta votonte ushtrinë”, vazhdoi Osmani.

E, zv.kryeministri deklaroi se çështja e ofertës për ushtrinë është e dokumentuar dhe ka fakte se qëndron ashtu siç po deklaron pozita. Diçka e tillë Osmani thotë se nuk ekziston.

“Na sillni dokumentin z. Hoxhaj sepse këtu është vetëm fjala ime kundër fjalës tënde”.

Ju jeni në gjendje që t’i rrezikoni raportet me ndërkombëtarët që janë ekzistenciale, vetëm ta shpëtoni lëkurën tuaj, e tani vini e shisni moral politik LDK’së”, ka thënë Osmani.

Osmani ka folur edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë, duke thënë se Qeveria as vetë nuk e di se cfarë flitet në dialog. Sipas Osmanit, institucionet e Kosovës janë komplet të çakorduara kur bëhet fjalë për atë që po diskutohet mes dy palëve. 

“Pse Qeveria po e lejon Hashim Thacin që takohet herë publikisht e herë fshehtas me Vuciqin pa e ditur se për çka po flasin”, ka thënë deputetja.

Hoxhaj akuzon VV e LDK për bllokimin e krijimit të ushtrisë

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj është përfshirë në debatin për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se është fakt i pamohueshëm që kundërshtimi i LDK-së dhe Vetëvendosjes për vendet e rezervuara nga penguar formimin e ushtrisë.

Derisa kërkoi votën e deputetëve të VV-së për demarkacionin në mënyrë që të mos kërkohet mbështetja e Listës Serbe, sepse në të kundërtën ata do të detyrohen të kërkojnë mbështetjen e Listës.

Image
Enver Hoxhaj

Hoxhaj: VV e LDK bllokuan krijimin e ushtrisë

“Edhe LDK-ja edhe Vetëvendosje nuk kanë qenë të gatshme të përmbyllin një proces të formimit të ushtrisë me vendet e rezervuara të cilat në vitin 2018 kur ne po bisedojmë kishin qenë histori. Është fakt, është fakt, ne mund të debatojmë, por ka të dhëna publike. Nuk ka ndodhur një takim në ambasadë qysh e bëtë sot veten aktorë të skenës ndërkombëtare, por ka deklarata publike. A e dini pse po e përmendi këtë çështjen e vitit 2013, po dua të dal te dita e nesër apo pasnesër, apo të hënë apo të martën. Neve na duhet mbështetja e krejt deputetëve ta përmbyllim ratifikimin e demarkacionit, ju ftoj kolegë nga VV-ja që ta votojmë. Por dua t’ju them edhe hapur nëse nuk janë të gatshëm ta votojnë, ne do të kërkojmë mbështetjen e Listës Serbe”, tha Hoxhaj.

Akuzat se LDK ka penguar formimin e ushtrisë ka ndezur debatin në Kuvendin e Kosovës, sa që me një moment kryeministri Ramush Haradinaj i ka thënë deputetit Arben Gashi se po gënjen.

Haradinaj tha se në vitin 2014 nga ambasada amerikane është kërkuar që t’u vazhdohen vendet e rezervuara për serbët në një mandat një vjeqar me kusht që ata do ta votojnë ushtrinë e Kosovës.

Por sipas Haradinajt një gjë e tillë është kundërshtuar nga LDK. Derisa Haradinaj fliste në foltore ishte deputeti Arben Gashi i cili e kundërshtoi atë çka tha Haradinaj duke i thënë se nuk është e vërtetë pasi që edhe ai ka qenë në ato takime.

Ky i fundit i tha Gashit që të mos gënjente.

Haradinaj: Arben mos rrej

“Kqyre Arben Gashi, nëse je kanë aty je ka rren sot, je ka rren sot nëse je kanë aty. Jo, jo nuk është ashtu, shkoni në Ambasadë të Amerikës merrni letrat. Vallai je tu rrej sot, rrej sa të duash, por janë shumë që e dinë se është ashtu, ki në partinë tënde që e dinë se është ashtu. Je ka rrenë o vëlla”, i tha Haradinaj Gashit.

Por ndaj kësaj “çartje” të Haradinajt reagoi kryesuesi Xhavit Haliti i cili u mundua ta këshillojë kryeministrin se si të veprojë.

Haliti: Mos u merr me ta

“Mos komuniko me ta, lexoje ekspozenë ata këtë punë e kanë me të shti me u nxeh dhe me fol me ta”, ishte këshilla e Halitit.

E deputeti i LDK-së Arben Gashi iu përgjigj kryeministrit Haradinaj duke i thënë se fjalori i përdorur ndaj tij nuk është i mirë.

Gashi: Ti nuk ke qenë prezent

“Z.Haradinaj ne të njohim për burrë të fort dhe trim, por mos mendo se as na nuk jemi të lig. E para, po flas dukagjinqe për me u marrë vesh më mirë meqë retoriken e ke dukagjinqe. Për të tjerat, kam qenë dëshmitar kur është diskutuar çështja e formimit të ushtrisë, kam qenë pjesëmarrës, ti nuk ke qenë prezent, ka qenë prezent në emër tanin Ardian Gjini dhe Blerim Shala. Ajo çka po thua këtu është e pasaktë dhe jam i gatshëm me ta dëshmuar a personalisht dhe publikisht kur të duash. Fjala, ofendimi, rrenat e fjalë të tjera nuk janë gjuhë parlamentare dhe të këshilloj nëse do dukagjinqe, kosovarçe mos i përdor se nuk janë në të mirë as të Kuvendit as në të tëndin”, tha Gashi.

E kryeministri Haradinaj shpejt u ftoh nga fjala “rrenc” duke i kërkuar falje deputetit Gashi.

Por ai këmbëngul se ishte LDK-ja ajo që e ka penguar formimin e ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj: Ka pasur dakordim të serbëve ta votojnë ushtrinë

“Arben, faleminderit për korrigjimin në shprehje, ki të drejt e tërheq  atë më vjen keq që e përdora ata fjalë. Pjesa tjetër është kjo, materia për të cilën fola unë po vlerësoj që ti e ki një pikëpamje të caktuar dhe po e mbron, edhe bindje edhe pikëpamje dhe ndoshta kujtesë nga ajo ngjarje, por po të siguroj me krejt çka di dhe krejt çka ekziston sot dokumente ki në këtë sallë plot njerëz, qoftë të komuniteteve, qoftë tanët që kanë qenë në takim që na u ka ofruar dhe kemi pasur dakordime e serbëve me e votua ushtrinë në atë kohë”, tha Haradinaj.

Nga ulëset e LDK-së pati edhe tjera reagime duke thënë se nuk është e vërtetë se LDK e ka penguar formimin e ushtrisë. Madje deputeti Ismet Beqiri tha se pa LDK-në nuk do të ketë shtet të mirëfilltë.

Debati për 100 ditëshin e Qeverisë Haradinaj është ende duke vazhduar.

Zeka: Do të vijë dita që Lista Serbe do të flasin vet me veti

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka ka kërkuar që të bëhen publike të gjitha shpenzimet që janë bërë për festimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, por edhe të Epopesë së UÇK-së.

Ai tha se në këto raste më së shumti vidhet, ndërsa kritikoi mbajtjen e dy posteve nga zëvendëskryeministrat e Qeverisë.

Ai tha se po t’i mbante dy poste kryetari I tij Fatmir Limaj do t’i kishte thënë “s’i nuk i vjen turp për këtë”.

Ai kritikoi edhe udhëtimet e zëvendësministrave nëpër shtetet e Evropës me paratë e taksapaguesve.

Zeka në fjalën e tij tha se Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të komunitetit serb në Kosovë.

Deputeti i Nismës po ashtu kritikoi edhe vazhdimin e mandatit të kryeshefit të Telekomit të Kosovës Agron Mustafa.

Sipas Zekës Mustafa ka dhënë miliona euro për portale dhe media të cilat “shajnë tërë ditën’.

Haradinaj për Azem Sylën: E mytën njerin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit përmendi rastin gjyqësor “Toka”, ku i përfshirë kryesor është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Sipas tij, gjyqësori ka një pjesë të fajit kryesor për zhagitjen e rasteve të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Sylës.

“E mytën Azem Sylën qe nja 5 vjet i ka  bo në procese gjyqësore. S’mahen njerëz në pakufi në procese por jepja përgjigjen. Mua më kujtohet rasti kur ja ka nis rasti i Azem Sylës por një rast nuk mundet me shku në pakufi. E merr vëlla faturën ose je i fajshëm ose s’je”, tha Haradinaj.

Beqiri: Respektoni LDK-në, pa ne s’ka shtet të mirëfilltë të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka deklaruar se nuk është e vërtetë që LDK e ka penguar formimin e ushtrisë së Kosovës, por ka tërhequr vërejtjen se pa këtë parti s’mund të kalojë asnjë vendim.

Ai në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës theksoi se LDK po sillet si parti serioze në opozitë.

“Marr përgjegjësi publike për këtë që them, asnjëherë s’ka pasur ofertën me këmbim të vendeve të rezervuara në këmbim të ushtrisë. Kur keni nevojë për vota të LDK-së, edhe si koalicion, së paku respektojeni, pasi pa LDK-në s’mund të kalojnë vendimet dhe nuk ka shtet të mirëfilltë të Kosovës”, ka thënë Beqiri.

Haliti - Haradinajt: Mos e ngo opozitën, ata atë punë e kanë, me të nxeh

Xhavit Haliti ka provuar ta qetësojë gjendjen pas përplasjes në mes të Ramush Haradinajt dhe deputetëve të opozitës.

Ramush Haradinaj filloi të bërtiste kur e mori fjalën e tij në seancën e sotme. Por nënkryetari i Kuvendi Xhavit Haliti u mundua ta këshillojë Haradinajn.

“Mos i ngo ata, mos i ngo. se ata qatë punë e kanë, me të nxehë”, i thoshte Haliti.

Ismajli i jep sqarime Konjufcës për vdekjen e pacientëve

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli i ka dhënë sqarime akuzave të deputetit Glauk Konjufca, i cili tha se qysh në fillim të Qeverisë Haradinaj tre pacientë kanë vdekur nga neglizhenca e mjekëve.

Ismajli tha se posa ka ndodhur kjo ka ndërmarr masa edhe pse kishte vetëm dy ditë punë.

Ministri Ismajli tha kishte angazhuar edhe inspektoratin dhe të gjithë mekanizmat për t’u marr me rastn.

Haradinaj ofendon deputetin e LDK-së e më pas i kërkon falje

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka thënë deputetit të LDK-së Arben Gashit se po gënjen kur e kundërshtoi se LDK-ja ishte ajo që e ka kundërshtuar formimin e ushtrisë në këmbim të ulëseve të rezervuara për serbët.

“Arben Gashi nëse jen kanë aty je ka rren sot....Rrej sa të duash është shumë që e dinë që është kështu. Je ka rren o vlla, sa po mundesh”, i tha Haradinaj, Gashi.

Deputeti i LDK-së i përgjigjet akuzave të Haradinajt për ushtrinë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se nuk është e vërtetës e LDK-ja e ka lënë Kosovën pa ushtri.

Haradinaj në fjalën e tij akuzoi LDK-në se ka lënë Kosovën pa ushtri, ndërsa iu drejtua deputetit Gashi disa herë me fjalët po rrenë.

Ndaj kësaj reagoi deputeti Gashi, i cili kërkoi nga Haradinaj që të mos përdorë një fjalor të tillë, pasi është në kundërshtim me fjalorin që duhet të përdoret në Parlament.

Ai po ashtu tha se nuk është e vërtetë që LDK-ja e ka lënë Kosovën pa ushtri.

“Po të flasë dukagjinase, pasi retorikën e ki dukagjinase. Ka qenë prezent Ardian Gjini dhe Blerim Shala. Ajo që po thua është e pasaktë. Fjalët rrenë nuk janë gjuhë parlamentare, andaj të lutem mos i përdorë”, u shpreh Gashi.

Pas kësaj Haradinaj doli serish në foltore, duke thënë se tërheq fjalët e thëna më herët.

Haradinaj: LDK ka qenë kundër ushtrisë, dëshmitarë janë amerikanët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duke iu përgjigjur arsyetimeve të Avdullah Hotit për të gjitha ato që tha për Qeverinë Haradinaj.

Ai duke përmendur demarkacionin edhe disa gjëra tjera, akuzoi LDK-në se e ka lënë Kosovën pa ushtri.

Sipas tij në vitin 2014 ishin dakorduar që një mandat t’u jipen serbëve ulëse të rezervuara në këmbim të votimit të ushtrisë por që ishte LDK ajo që kundërshtoi.

“Po LDK është ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Na e kanë ofruar me na dhanë ushtrinë në 2014 për ulëset e rezervuara. Na kanë quajtur tradhtarë pse po ia jepni ulëset.  Vetni amerikanë mos na besofshi neve. E keni lan Kosovën pa ushtri, turp me iu ardhë”, u tha deputetëve të LDK-së Haradinaj.

Sipas tij ka  njerëz të gjallë, ka dëshmitarë. Kryeministri tha se nuk e ka as për vota as për asgjë tjetër, por kjo është e vërteta.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar përplasjet me GP të LDK’së në Kuvend. Ai akuzoi sot LDK’në se në ambasadën amerikane kishin refuzuar t’i japin një mandat serbëve dhe nga kjo kishin lënë Kosovën pa ushtri.

“Është LDK’ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Kemi qenë në ambasadën amerikane. Na kanë ofruar të kemi ushtrinë në vitin 2014

“Ldk ka dashtë me e marrë 1 për qind të votave më shumë. Refuzuan me i jep një vend minoriteteve. Kanë shitë patriotizëm”, tha kryeministri.

“Je tu rrejt”, ka vazhduar t’i thotë kryeministri Haradinaj deputetit të LDK’së, Arben Gashi, i cili nuk dihet se cka i tha kryeministrit nga vendi i tij.

Hoti: Qeveri me premtime të mëdha e punë zero

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me pikën e dytë të rendit të ditës, raportimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për 100 ditëshin e Qeverisë.

Kjo kërkesë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa shefi i GP Avdullah Hoti tha se koalicioni qeveritar ka filluar me premtime të mëdha por nuk ka bërë asgjë.

Hoti ka përmendur disa nga vendimet e “gabuara” të Qeverisë siç është shpronësimi i Hades, rritja e pagave, greva në arsim, tentimi për shfuqizim të Gjykatës Speciale, etj.

Nuk miratohen rekomandimet e opozitës

Edhe pse u përsërit votimi, rekomandimet e propozuara nga VV dhe LDK për vendimin e Qeverisë për rritje të pagave nuk u miratua.

Në votimin e dytë për kanë votuar 49 deputetë, ndërsa 58 kundër.

Opozita e pakënaqur kërkon përsëritjen e votimit

Opozita këmbëngul të përsëritet votimi për rekomandimet e propozuara nga opozita në lidhje me debatin për pagat e kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se nuk mund të presin derisa t’i kryejnë ‘rangt e shpisë’.

Ai dha një afat prej dy minutash për siq i ka quajtur ai ‘përforcimet’ e partive.

Në votimin e parë nuk u votuan rekomandimet e opozitës.

***

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rekomandimet e LDK-së dhe VV-së për rritjen e pagave nga ana e kabinetit qeveritar.

Në votim kanë marr pjesë 86 deputetë, 39 kanë votuar për, ndërsa 45 kundër.

***

Kuvendi Kosovës sot mban seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohen pikat e pa papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 2 dhe 8 mars.

***

Kuvendit të Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare ku në rend dite për diskutim janë shumë pika.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 2 dhe 8 mars 2018:

1. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,
2. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,
3. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),
4. Votimi në parim i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,
5. Votimi në parim i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,
6. Votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

7. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,

8. Votimi në parim i Projektligjit për produkte të ndërtimit,

9. Votimi në parim i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
10. Votimi në parim i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
11. Votimi në parim i Projektligjit për shërbimet postare,
12. Votimi në parim i Projektligjit për Metrologji,
13. Votimi në parim i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
14. Votimi në parim i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,
15. Votimi në parim i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
17. Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
19. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,
21. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
22. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,

23. Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,

24. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
25. Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave,

26. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat