Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Londër, sot është takuar me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin ka biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Sot zhvillova një takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Me sekretarin Johnson biseduam rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Është mendim i përbashkët që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht pë perspektivën evropiane të dy vendeve.
Kosova falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e përhershme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.