Deputeti i NISMA-së, përkrahë Albin Kurtin - Bota Sot
Deputeti i NISMA-së, përkrahë Albin Kurtin

Aktuale

E hënë, 24 shtator 2018

Deputeti i NISMA-së, përkrahë Albin Kurtin

Më: 13 mars 2018 Në ora: 19:04
Albin Kurti

Deputeti i NISMA-s, Bilall Sherifi ka deklaruar se do të përdorte të gjitha format po të ishte deputet në kohën kur partitë opozitare NISMA, AAK dhe Vetëvendosje kishin kundërshtuar demarkacionin.

Ai madje hedhjen e gazit në kuvend e ka quajtur “metodë përtej demokratike”.

“Opozita ka sensibilizuar opinionin publik, ka provuar përmes mjeteve demokratike dhe përtej demokratike për të sensibilizuar opinionin publik”.

“Menjëherë pas Albin Kurtit do të hidhja gaz lotësjellës, do të isha i dyti” është shprehur Bilall Sherifi.

Sipas tij të gjithë deputetët ishin në dijeni për realizimin e ketyre aksioneve, se vendimet janë marrë nga kryesitë e partive politike dhe se përgjegjësia nuk mund të jetë individuale.

Sherifi ka vlerësuar se aksionet e tilla kanë sensibilizuar qytetarët ndërsa sa i përket situatës aktuale ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes nga dy presidentët, presioni i qytetarëve, në veçanti për liberalizimin e vizave, është rritur skajshëm.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test