Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime familjes së Jetullah Çarrit, ish-luftëtarit të UÇK-së, i cili ka ndërruar jetë sot.
Thaçi thotë se komandant “Guri” ishte ndër luftëtarët dhe eprorët e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit tim, Jetullah Qarri. Komandant “Guri” ishte ndër luftëtarët dhe eprorët e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij, u shpreh ngushëllimet më të thella. HTH