Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-NATO, kontribuon në sigurinë rajonale - Bota Sot
Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-NATO, kontribuon në sigurinë rajonale

Aktuale

E hënë, 24 shtator 2018

Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-NATO, kontribuon në sigurinë rajonale

Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:41
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), kryesuar nga Drejtori i NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann.

Haradinaj falënderoi gjeneralin Hoffmann dhe ekipin e tij në Kosovë për përkrahjen e madhe dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, duke i kontribuar kështu edhe sigurisë rajonale. 

Kreu i ekzekutivit vendor tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë një forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar në funksion të sigurisë të të gjithë qytetarëve të vendit. 

Nga ana e tij, drejtori i NALT-it, gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, me theks të veçantë për iniciativat dhe projektet mbështetëse për FSK-në përgjatë vitit 2018.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test