Aktivitete të shumta në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut - Bota Sot
Aktivitete të shumta në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut

Aktuale

E shtunë, 22 shtator 2018

Aktivitete të shumta në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:13
Ilustrim

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, do të shënojnë Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me aktivitete të ndryshme shkencore e kulturore.

Të tri institutet e historisë nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 10 qershor 2018, do të shënojnë 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në kuadër të këtij përvjetori, në Prizren do të organizohet konferencë shkencore ndërkombëtare, akademi solemne, ekspozitë tematike me piktura, vendosja e gurthemelit për ngritjen e shtatoreve të udhëheqësve kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe do të bëhet një paradë e FSK-së.

Po në qershor 2018, në Nju Jork të SHBA-së, në kuadër të aktivitetit “Java e Kulturës Shqiptare” do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore, si: ekspozita, promovime librash etj.

Për nder të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, përkatësisht, 550-vjetorit të vdekjes së kryeheroit tonë kombëtare, Instituti i Historisë, gjithnjë nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, do të organizojnë në Prishtinë më 15 shtator 2018, Konferencë shkencore ndërkombëtare, për figurën e Gjergj Kastriotit, në të cilën janë ftuar studiues nga vende të ndryshme të botës.

Këto aktivitete do të vazhdojnë me një ekspozitë me dokumente për Skënderbeun, botime me dokumente për Skënderbeun, si dhe aktivitete të ndryshme kulturore e artistike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test