Komuna rregullon veç gjysmën e sheshit “Adem Jashari”

Aktuale

Komuna rregullon veç gjysmën e sheshit “Adem Jashari”

Më: 13 mars 2018 Në ora: 14:46
Foto sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë


Sot kanë nisur punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka thënë se i gjithë projekti do të përfundojë për 90 ditë pune.

“Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim”.

Por, lajmi.net ka mësuar se Komuna, fillimisht, po synon që të sanojë vetëm gjysmën e sheshit, ani pse kryetari Ahmeti prezantoi komplet planin. Kjo ngase Komuna e Prishtinës dhe Kuvendi i Kosovës nuk kanë akoma një marrëveshje.

“Dihet se gjysma e tokës ku është sheshi është e komunës e gjysma e Kuvendit të Kosovës. Deri tash ka pasur zvarritje ngase nuk ka pasur një dakordim në mes të këtyre dy institucioneve. Fillimisht Komuna do të bëjë sanimin vetëm nga ana e vetë, nëse arrihet ndonjë dakordim gjatë kësaj kohë projekti përfundon në tersi”, tha një zyrtarë komunal për lajmi.net.

Ka disa ditë, që lajmi.net ka drejtuar pyetje në zyrën për informim të Kuvendit të Kosovës për të mësuar nëse Kuvendi e Komuna kanë rënë dakord për këtë projekt, por nuk kanë pranuar të flasin.

Katër vjet u la në gjendjen më të keqe të mundshme. Por, në fund të tetorit të vitit 2017,  në kohën e fushatës zyra e prokurimit të Komunës së Prishtinës ka nënshkruar kontratë për sanimin e sheshit “Adem Jashari”. Tenderin e fitoi “Eko Group” SHPK “Rexha” SHPK”

Vlera e përgjithshme e kontratës është 311.853,00 euro dhe në garë për këtë tender ka qenë edhe një grup tjetër i operatorëve. Punimet do të zgjasin për 90 ditë pune.

Pllakat, përsëri do të blihen nga kompania “RUB” në të cilën është aksionarë edhe ish-kandidati për të deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Ulaj. Kjo ngase, kjo kompani ka qenë nën kontraktor e kompanisë fituese “Eko Group” që për pronarë ka Besnik Berishën dhe  Esat Rexhën, ky i fundit është edhe ortak me Ulajn të kompania “RUB” me pllakat dhe kupëzat e të cilës është shtruar platoja  në kurriz të “Dardanisë” edhe një pjesë e Prishtinës.

Në hyrje të sheshit, para shume muajve është vendosur edhe projekti se si do të duket sheshi. Sipas këtij projekti, simboli kontestues i “Vllaznim-Bashkimit” do të mbetet aty, dhe komplet gjendja ekzistuese do të jetë ajo, pos sanimit të tereni me pak gjelbërim, pllaka e ulëse të reja.

Pos Bulevardit mbi Kurriz, me produktet e kompanisë së kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje është shtruar edhe sheshi “Luan Haradinaj” në Prishtinë, edhe Bulevardi “Perandori Justinian” tek Katedralja (Tre sheshirat). Kjo kompani ka përfituar miliona euro nga qeverisja e Shpend Ahmetit.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat