Lekaj: Qeveria mbetet e përkushtuar për të zhvilluar Obiliqin - Bota Sot
Lekaj: Qeveria mbetet e përkushtuar për të zhvilluar Obiliqin

Aktuale

E enjte, 21 qershor 2018

Lekaj: Qeveria mbetet e përkushtuar për të zhvilluar Obiliqin

Më: 13 mars 2018 Në ora: 14:41
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar komunën e Obiliqit me ç’rast me kryetarin e kësaj komunë, Xhafer Gashi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ku janë ndarë 3 milionë e 347 mijë euro për projekte infrastrukturore në Obiliq.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të zhvillojë Obiliqin dhe të ofroj perspektiv për qytetarët e kësaj komune.

 Lekaj: Qeveria e përkushtuar që Obiliqi të zhvillohet

 "Ne do të jemi afër Obiliqit sepse qytetarët e Obiliqit e meritojnë një përkrahje më të madhe e sidomos në ambient. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që më të vërtet që Obiliqi si komunë të zhvillohet dhe qytetarët të kenë mbështetje të fuqishme sepse t'iu krijojmë kushte qytetarëve është perspektiv e jona e Kosovës dhe ne sot jemi këtu që t'iu themi se jemi mbështetës të fuqishëm të të gjitha këtyre projekteve", tha ai.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se nga marrëveshjet e nënshkruara me ministrin Lekaj komuna e Obiliqit ka përfituar 3 milionë e 347 mijë euro të cilat do t'i investojnë në tri projekte madhore për këtë komunë. 

Gashi: Ministria ka ofruar 3 milionë e 347 mijë euro

 " Tanimë ne nënshkruam një memorandum bashkëpunimi dhe në këtë rast ministria ofron për komunën e Obiliqit 3 milionë e 347 mijë euro për tri projekte të reja të cilat janë për fazën 2018-2019, këto projekte janë sheshi që është shumë i domosdoshëm për komunën tonë, pastaj është një projekt madhor ju e dini që lagjja e re Hade ka nevojë shumë që të plotësohet me infrastrukturë me qëllim që t'iu mundësohet gjithë qytetarëve që janë të interesuar të zhvendosen në atë lagje ta kenë mundësin e infrastrukturës", tha Gashi.

Sipas tij komuna e Obiliqit me këtë shumë do të financojë edhe përfundimin e punimeve të urës Plemetin- Hamidi si dhe ndërtimin e rrugëve Plemetin- Sibovc dhe Hamidi deri në Lajthishtë.

Ministri i Infrastrukturës gjatë vizitës në Obiliq së bashku me kryetarin Gashi i ka inspektuar punimet e urës mbi lumin Sitnica.

Gjatë ditës ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar edhe komunën e Vushtrrisë me ç'rast ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test