Dijana Toska zbulon detaje shokuese të emisionit me Rrahman Morinën: I rrethuar me tanke ushtarake dhe e pushtuar nga zyrtarë të armatosur të... - Bota Sot
Dijana Toska zbulon detaje shokuese të emisionit me Rrahman Morinën: I rrethuar me tanke ushtarake dhe e pushtuar nga zyrtarë të armatosur të...

Aktuale

E premte, 21 shtator 2018

Dijana Toska zbulon detaje shokuese të emisionit me Rrahman Morinën: I rrethuar me tanke ushtarake dhe e pushtuar nga zyrtarë të armatosur të...

Nga: P.R Më: 13 mars 2018 Në ora: 14:39
Emisioni i realizuar me 1990

Moderatorja e emisionit ku ishte prezent ish kryetarit i Partisë Komuniste në Kosovë, Rrahman Morina, Dijana Toska, përmes një postimi në facebook, ka zbuluar detaje shokuese të realizimit të këtij emisioni.

“Armata Popullore e Jugosllavisë kishte pushtuar gjithë vendin, ndërkohë që milicija e ardhur nga gjitha republikat jugosllave, po vriste çdo ditë protestuesit shqiptarë me arësyetimin e vendosjes së rendit kushtetues. Kryesia e SFRJ kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë. TELEVIZIONI I PRISHTINËS i rrethuar me tankse ushtarake dhe e pushtuar nga zyrtarë të armatosur të sigurimit shtetëror të cilët kontrollonin, çdo hyrje dalje deri në studio”, ka shkruar Toska, përcjellë “Bota sot”.

Lexo edhe këtë lajm: Publikohet emisioni i paparë deri më tani, kjo është “çmenduria” e Rrahman Morinës, ja si i quan shqiptarët

Ky është postimi i saj i plotë:

KOSOVA E VITIT 1990
Emision i jashtëzakonshëm në Kosovën me gjendje të jashtëzakonshme!
Pas grevave të minatorëve, në gjithë vendin po organizoheshin protesta për rivendosjen e të drejtave të shqiptarëve dhe demokratizim të shoqërisë. Qytetarët po hedhnin librezat e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë e po i bashkangjiteshin, Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Partisë së parë postkomuniste që po e udhëhiqej nga elita intelektuale shqiptare, në krye me Dr.Ibrahim Rugovën. Armata Popullore e Jugosllavisë kishte pushtuar gjithë vendin, ndërkohë që milicija e ardhur nga gjitha republikat jugosllave, po vriste çdo ditë protestuesit shqiptarë me arësyetimin e vendosjes së rendit kushtetues. Kryesia e SFRJ kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë.
TELEVIZIONI I PRISHTINËS i rrethuar me tankse ushtarake dhe e pushtuar nga zyrtarë të armatosur të sigurimit shtetëror të cilët kontrollonin, çdo hyrje dalje deri në studio. 
TVP për ta qetësuar situatën organizoi një emission të jashtëzakonshëm me udhëheqësit më të lartë të vendit. Rahman Morinën, Kryetar i KK të LKK, Kryetarin e Këshillit Ekzekutiv, Jusuf Zejnullahun, Nënkryetarin e Kuvendit, Iljaz Ramajlin, Sekretarin Krahinor të Arësimit, Muhamet Bicaj, Drejtorin Gjeneral të TVP, Agim Malën. Emision i pari i këtij lloji në TVP, i cili do të zgjasë 3 h e 15 min, por I gjithë stafi realizues, për shkak të pakënaqësis së sigurimit shtetëror nga pyetjet e parashtruara gjatë emisionit u mbajtëm në bisedë informative deri në ora 2 pasmesnate . Pas një jave, anëtarët serb të KK të LKK, kërkuan burgosjen time me arësyetimin “se kam parashtuar pyetje kundër Sërbisë dhe Millosheviqit”... Emisioni më i shikuar dhe më i guximshëm në historinë e TVP. Populli e mban mend edhe për një fjali të Rahman Morinës “ ka hy një dreq” 
EKRANI I HAPUR/ 31.1.1990
Unë me angin e temperature të lartë …!
Shumica e pyetjeve të parashtruara nga shikuesit ishin ndaluar nga Komiteti ... Por, në ndërkohë u rishtypën dhe të kamufluara u futën në emission. 
Një pjesë e emisionit e cila është më pak e dëmtuar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test