Deputeti i LDK-së i përgjigjet Haradinajt se ku po iu dhemb

Aktuale

Deputeti i LDK-së i përgjigjet Haradinajt se ku po iu dhemb

Nga: G.B Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:59
Haxhi Avdyli

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli i është kundërpërgjigjur kryeministri Ramudh Haradinaj, i cili ditë më parë në një nga seancat e Kuvendit, i pyeti deputetët e LDK-së se ku po iu dhemb.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova është ajo që nga lëngon nga dhimbjet e vendimet e tij, andaj largimi i tij nga kreu u qeverisë i ndalon dhimbjet, përcjell Bota sot.

“Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, shërbyesvë civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqve ndërkombetarë, por edhe buxheti shtetit shpëton nga shpenzimet për trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Meqënëse fjalia më e përdorur e R.H është-Ku po ju dhemb, unë i them që është Kosova që po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij. Prandaj largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje. Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, sherbyesve civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqëve ndërkombetar, por edhe bugjeti shtetit shpeton nga shpenzimet per trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat