Konjufca-koalicionit qeverisës: Ju nuk votoni atë që ne kërkojmë, por pa ne asnjë ligj nuk e kaloni

Aktuale

Konjufca-koalicionit qeverisës: Ju nuk votoni atë që ne kërkojmë, por pa ne asnjë ligj nuk e kaloni

Nga: G.B Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:30
Glauk Konjufca

Shefi i GP të VV-së, ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit se ata duhet të votojnë atë që opozita kërkon, përcjell Bota sot.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se pa votën e opozitës nuk kalon asnjë ligj dhe kështu pamundësohet funksionimi i Kuvendit, duke shtuar se kështu po i detyron të bëjë mazhoranca.

"Sa i përket kësaj metodologjisë së pushtetit dhe mazhorancës, këtu po vërehet qartë që po udhëhiqet nga një princip. Principi është ky: ju duhet të jeni të dëgjueshëm si opozitë për gjithçka që ne kërkojmë të na e votoni por ne nuk votojmë asgjë që ju propozoni. Dhe jo vetëm që votojmë kundër, por nuk votojmë fare duke pamundësuar vazhdimin e seancës. Atëherë, nuk kemi zgjidhje tjetër përpos t’ua kthejmë me monedhën e njëjtë, me metodën e njëjtë. Ama, mos harroni një gjë. Nëse hyn Kuvendi në këtë cikël, që ne t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë, mos harroni që ju asnjë ligj nuk e kaloni dhe pamundësohet funksionimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Atëherë, nëse po e kërkoni këtë gjë patjetër që kjo do të ndodhë", ka thënë kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca në Kuvend./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat