Pacolli: Sllovenia do të na mbështesë në Interpol dhe UNESCO

Aktuale

Pacolli: Sllovenia do të na mbështesë në Interpol dhe UNESCO

Më: 13 mars 2018 Në ora: 10:31
Behgjet Pacolli dhe Karl Erjavec

(E plotësuar)-Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli deklaroi sot se Sllovenia mbetet partner i rëndësishëm dhe i fuqishëm i Kosovës, dhe se ky vend do të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare sikurse janë Interpoli dhe UNESCO.

Ai këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët me homologun e tij slloven Karl Erjavec me të cilin kanë biseduar për mbështetjen e fuqishme që Sllovenia është duke i dhënë Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe ndihmën e Lubjanës zyrtare për integrimin e vendit tonë në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Pacolli: Sllovenia po jep kontribut në shtet ndërtimin e Kosovës

“Sllovenia është duke dhënë një kontribut shumë të madh sa i përket shtetndërtimit të Kosovës dhe kjo është dëshmuar pas ditës së parë të luftës e këndej me prezencën e forcave të armatosura që veprojnë në kuadër të NATO-s në Kosovë, të cilat kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe për sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Ky bashkëpunim është dëshmuar edhe ekonomikisht, pasi Sllovenia deri më tash është në vendin e parë sa i përket investueve të huaj në Kosovë. Vetëm në 2007 kemi pasur kemi pasur një bashkëpunim ekonomik mbi 120 milionësh”, ka thënë Pacolli.

Ai potencoi se ka marrë mbështetjen e palëkundur të homologut të tij slloven për integrimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, ndërsa shtoi se Sllovenia mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Kosovës.

Pacolli: Sllovenia do të na mbështesë në Interpol dhe UNESCO

“Kemi një forum ekonomik në Prishtinë, mes njerëzve të biznesit të Sllovenisë dhe Kosovës dhe aty do të bisedohet për projektet e reja të bashkëpunimit. Folëm edhe për nevojën e jetësimit të shumë nismave dhe marrëveshjeve me Slloveninë, ku edhe shumë marrëveshje janë nënshkruar, por edhe pritet të nënshkruhen. Sllovenia do të na mbështesë në Interpol dhe UNESCO. Sllovenia do të jetë si kujdestare e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Pahor në Kosovë ka thënë se nëse Kosova arrin marrëveshje me Serbinë, Sllovenia duhet të ndihmojë shumë që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin atë.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë Karl Erjavec tha se Sllovenia e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe se kjo politikë do të vazhdojë edhe më tej.

Erjavec: E kemi të vështirë t’u përzihemi shteteve në politikën e brendshme

“Sa i përket 5 shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën  duhet të them se bëhet fjalë për ngjarjet politike të brendshme të shtete të caktuara përkatëse , dhe ne si anëtare e kemi shumë të vështirë të përzihem në situate në ngjarje të brendshme të shteteve tjera anëtare”, tha Erjavec.

Duke konfirmuar se për shtetin nga vjen e rëndësishme është që Kosova të ketë liberalizim të vizave dhe se Sllovenia do të jetë mbështetëse e fortë edhe në këtë aspekt.

Erjavec: Është në interesin e biznesit slloven që të bëhet liberalizimi

“Jam i bindur që edhe në vazhdimësi do t’i ndihmojmë Kosovës  gjatë këtij rrugëtimi edhe sa i përket liberalizimit të vizave. Ne i dëshirojmë sa më parë të realizohet  dhe Sllovenia gjatë gjithë kohës është mbështetësi më i fortë dhe unë jam i bindur se her-dokur së shpejti do të ketë edhe një marrëveshje politike brenda parlamentit të vendit tuaj , edhe në ekonomi edhe në interesin e biznesit slloven është që të bëhet liberalizimi  i vizave”, tha Erjavec.

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka komentuar edhe sa i përket dialogut me Serbinë për të cilin ka thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit kontribuon në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor./KosovaPress/

Pacolli: Sllovenia do të na mbështesë në Interpol dhe UNESCO

(E plotësuar)-Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli deklaroi sot se Sllovenia mbetet partner i rëndësishëm dhe i fuqishëm i Kosovës, dhe se ky vend do të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare sikurse janë Interpoli dhe UNESCO.

Ai këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët me homologun e tij slloven Karl Erjavec me të cilin kanë biseduar për mbështetjen e fuqishme që Sllovenia është duke i dhënë Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe ndihmën e Lubjanës zyrtare për integrimin e vendit tonë në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ai potencoi se ka marrë mbështetjen e palëkundur të homologut të tij slloven për integrimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, ndërsa shtoi se Sllovenia mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Kosovës./KosovaPress/

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec, kanë mbajtur sot një takim ndërmjet vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat