Pacolli takon homologun slloven

Aktuale

Pacolli takon homologun slloven

Më: 13 mars 2018 Në ora: 10:15
Behgjet Pacolli dhe Karl Erjavec

Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur në takim homologun e tij slloven, Karl Erjavec.

Pas takimit, të dy kryediplomatët pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Erjavec gjatë vizitës në Prishtinë do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Shefi i diplomacisë sllovene do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Kosovë-Slloveni, ku do të jenë të pranishme rreth 40 kompani sllovene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat