Finlanda e gatshme ta ndihmojë Kosovën

Aktuale

Finlanda e gatshme ta ndihmojë Kosovën

Më: 13 mars 2018 Në ora: 09:39
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Haradinaj theksoi se përgjatë dy dekadave, relacionet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore, duke veçuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe ndihmën që Finlanda dha përgjatë viteve në proceset integruese të vendit.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadoren edhe për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë duke shprehur falënderim të veçantë për Finlandën, e cila e ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, e sidomos në projektet kushtuar personave me aftësi të kufizuara.

Ndërkaq, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë për të ndihmuar me projekte konkrete në avancimin ekonomik dhe social të vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat