Skandaloze: Angela Merkel me 16 e Ramush Haradinaj me 21 ministri!

Aktuale

Skandaloze: Angela Merkel me 16 e Ramush Haradinaj me 21 ministri!

Më: 12 mars 2018 Në ora: 20:16
Angela Merkel dhe Ramush Haradinaj

 Të mërkurën (pasnesër) në Parlamentin e Gjermanisë do të zgjidhet qeveria e re, të cilën do ta udhëheq kancelarja Angela Merkel. Kjo do të jetë qeverisja e katërt e Merkelit, vazhdimësi e koalicionit mes demokristianëve dhe socialdemokratëve.

Është interesant fakti se Gjermania me rreth 83 milionë banorë do ta ketë një qeveri shumë më të vogël se të Kosovës, e cila i ka më pak se 2 milionë banorë, raporton portal.

Qeveria e re Angela Merkel do t’i ketë gjithsej 16 Ministri, derisa Kosova i ka 21 Ministri dhe 75 zëvendësministra.

Kështu do të duket Qeveria e re e Gjermanisë:

Angela Merkel(kancelare)

Olaf Sholc(ministër i Financave)

Peter Altmajer(ministër i Ekonomisë)

Hajko Mas(ministër i Jashtëm)

Horst Zehofer( ministër i Brendshëm)

Ursula fon dej Lajen(ministre e Mbrojtjes)

Hubertus Hajl ( ministër i Punës)

Karatina Barli (ministre e Drejtësisë)

Andreas Shojer( ministër i Komunikacionit)

Anja Karlicek(ministre e Arsimit)

Jens Span (ministër i Shëndetësisë)

Fraciska Gifaj(ministre e Familjes)

Julija Klekner( ministre e Bujqësisë)

Svenja Sulce( ministre e Mjedisit)

Gerd Miler( ministër për Asistencë Zhvillimore)

Holge Braun ( ministër i Zyrës së kancelares).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat