Kadri Veseli tregon se kur do të miratohet Demarkacioni

Aktuale

Kadri Veseli tregon se kur do të miratohet Demarkacioni

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:43
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka theksuar se gjatë kësaj java do të ratifikohet demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Në një intervistë për RTK, ai ka thënë janë duke zhvilluar kontakte intensive në çdo orë me pozitën dhe opozitën, dhe u shpreh i bindur se gjatë kësaj jave do të  zgjidhet kjo çështje.

Veseli nuk tregoi se në cilën ditë do të mbahet seanca e për demarkacionin, por tha se javën e ardhshme Këshilli Evropian mban një takim dhe gjatë kësaj jave duhet të kryhet demarkacioni, në mënyrë që të zihet hapi në institucionet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat