Hoti: Nuk pranojmë koncenzus me Listën serbe për demarkacion

Aktuale

Hoti: Nuk pranojmë koncenzus me Listën serbe për demarkacion

Nga: Bota sot Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:52
Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se ata e vlerësojnë lart qëndrimin dhe rolin vendimtar të SHBA-së për çështjen e demarkacionit.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se presin që koalicioni qeverisës të sigurojë votat e nevojshme për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, që i hap rrugë liberalizimit të vizave.

Ai ka paralajmëruar koalicionin që nuk do të pranojnë pranojmë asnjë lloj koncesioni që mund të arrijnë me partnerin e tyre qeverisës Lista Serbe për të siguruar mbështetjen për votimin e demarkacionit.

Postimi i plotë:

Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, konfirmoi edhe një herë qëndrimin e palëkundur të SHBA-së për Kosovën. LDK-ja e vlerëson lartë këtë qëndrim dhe rolin vendimtar të SHBA-së në momentet më të rëndësishme të çlirimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës. 
LDK-ja mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një Kosove demokratike, që është në fqinjësi të mirë me shtetet në rajon, e integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në. 
Ne presim që koalicioni qeverisës të sigurojë votat e nevojshme për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, që i hap rrugë liberalizimit të vizave. Ne paralajmërojë koalicionin qeverisës se nuk do të pranojmë asnjë lloj koncesioni që mund të arrijnë me partnerin e tyre qeverisës Lista Serbe për të siguruar mbështetjen për votimin e demarkacionit. Nuk pranojmë asnjë koncesion që shkon në dëm të interesave të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat