MF për mësimdhënësit e viteve 90-ta, të respektohen procedurat ligjore

Aktuale

MF për mësimdhënësit e viteve 90-ta, të respektohen procedurat ligjore

Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:56
Ministria e Financave

Ministria e Financave, duke komentuar statusin e pa zgjidhur të punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta, ka sqaruar se kjo ministri çdoherë tjetër por edhe në këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit dhe dokumentet tjera në fuqi.

MF nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se sa i përket çështjes së Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta e ka trajtuar në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lart brenda ministrisë me qëllim e vetëm që t’i jepet mbështetje realizmit të gjitha të drejtave që dalin nga ky projektligj për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

“Për këtë qëllim, ditën e premte më datën 09 mars 2018,  Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim kryetarin e SBASHK-ut me stafin e tij, ku gjatë takimit i ka informuar që Ministria e Financave mbështet kërkesat dhe Projektligjin, por projekligjin për të procedur tutje duhet të respektohen procedurat ligjore të adresimit ashtu siç e përcaktohet në nenin  18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018 me nr. 06/L-020 dhe nenin 26 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit me nr. 03/L-048, ku thuhet shprehimisht se asnjë ministri apo cili do institucion tjetër nuk mund të procedoj në Qeveri apo në Kuvend asnjë iniciativë të re apo të propozoj projektligj për aprovim nëse nuk e ka të zgjidhur paraprakisht çështjen e implikimeve financiare për vitin fiskal, përkatësisht nuk është paraparë në kuadër të tabelave të Ligjit të Buxhetit. Për këtë arsye, Ministria e Financave ka kërkuar nga SBA SHK-u dhe Ministria spozurese që t’i respektojnë procedurat ligjore gjatë procedimit të Ligjit në Qeveri, ashtu siç kërkohet me legjislacionin përkatës në fuqi duke përfshirë edhe financimin e tij në mënyrë që Projektligji të jetë ligjërisht i kompletuar para se të shkoj në Kuvend. Për dijeni projekligji nuk është i finalizuar, vetëm nëse është draftuar dhe më pas nuk është përcjellë me kërkesat e Ligjit para se të dërgohet për aprovim. Andaj, edhe një herë, iu bëjmë thirrje SBASHK-ut dhe spozoruesit të Projekligjit ta procedojnë për kompletim të procedurave në përputhje me dispozitat ligjore para se të aprovohet në Qeveri. Veprimi i kundërt apo siç kërkohet sot, do ta bëjnë Ligjin e kontestueshëm nga cili do organ tjetër duke filluar nga Kuvendi e deri tek Gjykata Kushtetutese, për çështje procedurale”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Financave  thotë se si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit dhe dokumentet tjera në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat