Anëtarja e re e Kryesisë së VV’së flet për tradhtinë dhe mashtrimin e të dorëhequrve

Aktuale

Anëtarja e re e Kryesisë së VV’së flet për tradhtinë dhe mashtrimin e të dorëhequrve

Më: 11 mars 2018 Në ora: 12:23
Tinka Kurti dhe Shkodran Hoti

Tinka Kurti, një zyrtare informative e VV’së, është marrë prapë me ish-deputetët dhe zyrtarët tjerë të dorëhequr nga partia. Ka thënë se Partia s’iu ka faj atyre që mrekullohen prej vetes, që tradhtojnë e mashtrojnë.

“Ç'faj u ka Lëvizja atyre që mrekullohen veç me ca aftësi të veta dhe nuk e shohin gjenialitetin e të përbashkëtës? Atyre që e kanë një përkufizim të tyrin personal për tradhtinë por e refuzojnë edhe kuptimin e mashtrimit?”, ka shkruar Tinka Kurti, e cila së fundmi e ka ndërruar pozicionin partiak duke hyrë në Kryesinë e Vetëvendosjes.

Tinka Kurti, një zyrtare informative në strukturat e VV’së, kishte dalë e para kundër Visar Ymerit, Dardan Molliqajt e Shpend Ahmetit.

Madje, Molliqajn dhe Dukagjin Goranin i kishte quajtur njerëz të SHIK’ut.

Shpartallimi i Vetëvendosjes ka vazhduar edhe të shtunën, duke bërë që të japë dorëheqje edhe deputetja e 12 e kësaj partie. Besa Baftiu tha se edhe Albin Kurti ishte përkrahës i gjithë atyre që linçonin njerëzit që ishin rritur në Parti por që kishin qëndrime tjera nga lideri.

Partia e Albin Kurtit më së rëndi e ka përjetuar humbjen e pushtetit në qytetin më të madh të Kosovës, Prishtinë. Kjo pasi Shpend Ahmeti u larguar nga Partia dhe doli pro krahut tjetër.

Vetëvendosje ka humbur pushtetin edhe në Kamenicë, pasi Qendron Kastrati u larguar nga VV dhe iu bashkua Dardan Molliqajt e Visar Ymerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat