Gani Geci ndalohet nga Policia maqedonase në kufi!

Aktuale

Gani Geci ndalohet nga Policia maqedonase në kufi!

Më: 10 mars 2018 Në ora: 20:45
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci është ndaluar për pak kohë në pikën kufitare të Maqedonisë.

Geci po udhëtonte në Maqedoni pas më shumë se 15 vjetësh.

Lajmin për këtë ndalim të përkohshëm e ka bërë të ditur vetë Gani Geci përmes një postimi në Facebook:

Te nderuar qytetar sot derisa po vizitoja Republiken e Maqedonisë ,

Policia kufitare Maqedonase po sa moren dokumentat e mia dhe vertifikuan emrin tim më than qe te pres per nje moment .

Siq mora vesh policia kufitare Maqedonase është e detyruar ta njoftoj Sherbimin informativ te Maqedonis për cdo hyrje timen ne Republiken e Maqedonis .

Vlen te theksohet se ka me shum se 15 vite qe nuk kam qenë ne Republiken Maqedonis,por e kuptova se qendrimi im ne Maqedoni është i vezhguar sigurisht për arsye te qendrimit tim politikë nacional, sepse ne Rebubliken e Maqedonis asnjeher as për ngasje te shpejtë nuk kam rënë ndesh me Ligjet e Maqedonisë.

Unë Gani Geci si ish deputet i Republikes se Kosoves kerkoj nga instetucionet relevante te Republikes se Kosoves qe te perkujdesen per qytetaret e vet qe udhetojn ne Republiken e Maqedonis dhe te kerkojn nga instuticionet e Republikes se Maqedonis qe te heqin nga vezhgimi emrat qe nuk kan rënë ndesh me ligjet e Maqedonis dhe nuk cenojn integritetin territorial te Republikes së Maqedonis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat