Baraliu: Edhe Hashimit do t’i vije keq se si është katandisur VV’ja

Aktuale

Baraliu: Edhe Hashimit do t’i vije keq se si është katandisur VV’ja

Më: 10 mars 2018 Në ora: 18:15
Bleron Baraliu

Aktivisti politik në SHBA, Bleron Baraliu ka komentuar dorëheqjet e fundit që kanë ndodhur  prej Vetëvendosjes, duke thënë se edhe presidentit Hashim Thaçi do t’i vije keq se si është katandisur kjo parti.

Sipas Baraliut, dorëheqja e deputetes Besa Baftiu, bashkë me të Shqipe Pantinës dhe linçimi i Aida Dërgutit, janë faktorët e parikuperueshëm të shkapërderdhjes së krejt Lëvizjes Vetëvendosje.

Baraliu ka komentuar edhe dorëheqjen e Shpend Ahmetit, për çka kishte thënë se me largimin e tij nuk ishte fundi i VV-së. Por tash , sipas tij po nis fundi.

Ja shkrimi i plotë në Facebook:

Doreheqja e dhimbshme e nje gruaje gjigante, dhe shkaperderdhja e mbrame e VVse

–Ne vend se t’a kandidonte Besa Baftiun per kryetare te Gjilanit, jo vetem si te vetmen grua ne liste te VV por argumentativisht kandidatin me pozitiv ne krejt Kosoven, dhe ajo me gjase te dukshme ta fitonte kete komune si evolucion kyc per dominimin politik te VVse, me miopizmin dhe paranojen vet-pranguese Albini e ngriti prane ne piedestal primitivin politik Kurteshi (+vellau), duke anatemuar ne heshtje Besen – dhe ne fund duke e detyruar ate te behet ç’thurja kyce e vet Levizjes VV ne koherat me kritike te saj.

Pra, doreheqja e Beses, bashke me te Shqipes dhe lincimin e Aides, jane faktoret e parikuperueshem te shkaperderdhjes se krejt VVse. Per ata te mesuar me popullarizem dhe marketing, ne dukje largimi i Shpendit ishte seriozisht me i demshem per sa Besa eshte e panjohur dhe rrjedhimisht pa konsekuenca dramatike, por ne thelb dhe strukturalisht Besa perben aktivistin frymedhenes te pakontestueshem moral, filozofik, dhe organizativ – dhe terheqja e saj konceptualisht e varferon Levizjen Vetvendosje nga shtylla me stabile e kauzes per bashkim dhe permbysje kolektive te politikave meskine e antikombtare.

Pardje kam thene se me largimin e Shpendit nuk ishte fundi i VVse – tash mund te shtoj se me kete fillon fundi i mbrame. VV dalengadale po ec drejt nje kulti te perbere nga nje grusht njerezish me mendesi fanatike qe shohin driten e Albinit dhe injorojne hipokrizite e tij, qe ne fakt kulminojne me pamençurine e tij, sidomos ne rrafshin politik.

Kam pershtypjen edhe Hashimit do ti vie keq si eshte katandis VV, jo me se paku sepse do ti mungoje dikush t’ia zgjas jeten, me perspektiven e ideve si qellim pa ide per rezultate, dicka qe frymon me absolutizem ne partine e Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat