Kryetarët e Skënderajt, Drenasit dhe Kastriotit thellojnë bashkëpunimin inter-komunal

Aktuale

Kryetarët e Skënderajt, Drenasit dhe Kastriotit thellojnë bashkëpunimin inter-komunal

Më: 9 mars 2018 Në ora: 21:31
Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, kanë qëndruar në Kastriot, ku i priti kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi

Sot, kryetarët e Skenderajt dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, kanë qëndruar në Kastriot, ku i priti kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Sipas Ramiz Lladrovcit, takimi i sotëm ka të bëj me “bashkëpunimi ndërkomunal”, që siç thotë ai, “është vlerë e çdo komunë, ngase, bëhet për çështjet jetike të banorëve të këtyre komunave, fshatrave në kufijtë komunal, për infrastrukturën dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve”.

Këtij bashkëpunimi ndërkomunal, pritet t’i bashkohet edhe Vushtrria.

Këtu është shkrimi i Lladrovci në Facebook:

“Sot, zhvilluam një nga takimet më përmbajtjesore sa jam në krye të komunës, mora pjesë në takimin e tre kryetarëve të komunave, të Drenasit, Skënderajt dhe Kastriotit, nënkryetarët e komunave, dhe tre kryesuesit e asambleve komunale, si dhe me drejtorët e drejtorive të këtyre tri komunave, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit.

Bashkëpunimi ndërkomunal, është vlerë e çdo komune, ngase, bëhet për çështjet jetike të banorëve të këtyre komunave, fshatrave në kufijtë komunal, për infrastrukturën dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

U zotuam se së shpejti, do të kemi edhe takime tjera, ku presim të na bashkëngjitet edhe komuna e Vushtrrisë. Bashkëpunimi ndërkomunal dhe drejtorive respektive, lehtëson edhe punën e pushtetit lokal, por edhe ofertën për investitorët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat