Aktivistja e VV-së i shkruan letër Shpend Ahmetit: Pëlcita në vaj kur pashë…

Aktuale

Aktivistja e VV-së i shkruan letër Shpend Ahmetit: Pëlcita në vaj kur pashë…

Nga: A.ZH Më: 9 mars 2018 Në ora: 20:56
Gresa Ramadani

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje Gresa Ramadani, i ka dërguar një letër Shpend Ahmetit, i cili u dorëhoq nga kjo parti dy ditë më parë.

Në letrën e saj, ajo ka treguar se si e lodhur dhe e uritur, është përpjekur që të fitonte zgjedhjet Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Ajo ka treguar se kishte përcitur në vaj natën kur kishte parë se si ishte mbushur salla me simpatizantë të VV-së në Prishtinë.

Më poshtë letra e saj e plotë:

Shpirti i Vetëvendosjes!

Letra e aktivistes, Gresa Ramadani, dërguar Shpend Ahmetit

Çfarë nate!

Në këtë datë që ti ke bërë këtë foto, unë me shokët dhe shoqet e mia, i patëm “thyer” këmbët që ta rregullojmë sallën, as bukë nuk patëm ngrënë, por s’ishte dert, e rëndësishme ishte të mbushnim sallën. Kur salla filloi të mbushej, më pëlciti vaji. Jo pse isha e lodhur, as pse isha e uritur, por pse nuk kishte gëzim më të madh tek shihej teksa vëlvitej flamuri dykrerësh dhe kur jehonte zëri VETËVENDOSJE!

Çfarë nate! Zemra mal deri në qiell dhe lot gëzimi, kur nuk kisha karriga për të ulur popullin, e më duhej të bëja zgjidhje e të moshuarve t’iu gjeja karrige e të rinjve iu drejtohesha me fjalë nga zemra, “S’ka dert që jeni në këmbë e të lodhur, e rëndësishme është fitorja e Lëvizjes. Prishtina të vazhdojë të jetë e qytetarëve”.

Çfarë nate, sa rrahje zemrash që pashë atë natë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat