Hoxha: Në njohjen reciproke me Serbinë nuk mund të bëjmë kompromis

Aktuale

Hoxha: Në njohjen reciproke me Serbinë nuk mund të bëjmë kompromis

Më: 9 mars 2018 Në ora: 20:24
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se në njohjen reciproke me Serbinë nuk mund të bëhet kompromis.

Ajo në Info Magazine tha se asnjë shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian nëse nuk ka një marrëveshje të tillë për të mos e penguar anëtarësimin e një shtetit tjetër.

Hoxha numëroi tri elementet pozitive të parapara në strategjinë e zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Elementi i parë pozitiv, është që Kosova qysh në faqen e parë përmendet së bashku me pesë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian”.

“Elementi i dytë është që Serbia dhe Kosova do të duhet ta fillonin një proces dialogu që do të çonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve”.

Elementi i tretë, Hoxha tha se është që dialogu të rezultojë në një marrëveshje juridikisht të obligueshme.

“Dy palët duhet të arrijnë në një qëllim të pranueshëm për të dyja”.

“ I vetmi qëllim i pranueshëm është njohja reciproke”.

Hoxha e përsëriti disa herë që me marrëveshje juridikisht të obligueshme nënkuptohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çështja e pavarësisë së Kosovës është temë e mbyllur, nuk mund të kthehet, nuk mund të hapet”.

“Njëjtë është edhe çështja e njohjes reciproke”.

“Nuk është diçka që ne mund të bëjmë kompromis”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat