Dhurata Hoxha: Demarkacioni – çështje ditësh

Aktuale

Dhurata Hoxha: Demarkacioni – çështje ditësh

Më: 9 mars 2018 Në ora: 19:05
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shprehur optimiste se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të përfundojë shumë shpejt – ditëve në vijim.

Por sipas saj, kjo çështje duhej të përfundonte shumë më herët.

“Koha ka qenë moti, e kemi tejkaluar kohën dhe fatkeqësisht veç po tejzgjatet. Jam shumë optimiste për konsensusin mes partive politike dhe tani besoj se është vetëm çështje ditësh që kjo çështje të përfundojë”.

“Shpresoj që të gjithë deputetët, posaçërisht ata të partive shqiptare t’i bëjnë reflektimet pozitive që me të vërtetetë të vënë qytetarin në rend të parë dhe ta përfundojnë izolimin”.

“Kishte qenë mirë që edhe ata të reflektojnë ose së paku një pjesë e tyre sepse askujt, dhe më së paku të rinjve tanë nuk i konvenon izolimi”.

Ministrja Hoxha që është e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se të gjithë ata që e kanë kundërshtuar Demarkacionin nuk kanë më argumente për ta bërë një gjë të tillë.

Ajo ka deklaruar se nuk beson se Kosova humb territor me këtë marrëveshje.

“Nuk besoj në atë, kemi parë raporte të ndryshme, edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga Komisioni që ishte krijuar në atë kohë nga presidentja Jahjaga. Të gjitha kanë treguar se marrëveshja që është nënshkruar në bazë të kritet kadastral është në rregull”.

“Deklarata e përbashkët mes dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq hapë rrugë që nëse është përvjedhur ndonjë gabim eventual, atëherë hapë rrugë për korigjimin”.

“Të gjitha palët nuk kanë më argument, gjërat që i kanë pasur brenga i kanë në këtë deklaratë”.

 Ajo ka thënë se beson se Lista Serbe do ta përkrahë këtë marrëveshje.

“Ne kemi përkrahjen se edhe qytetarët serbë janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe edhe ata nuk e gëzojnë lëvizjen e lirë, të gjithë qytetarët janë të izoluar njejtë”.

“Sa i përket përfaqësueve të Listës Serbe, kemi mirëkuptim që ta përkrahin këtë marrëveshje, mu për këtë, mu për interes të qytetarëve që të lëvizin lirë”.

Hoxha ka folur edhe për deputetët e Vetëvendosjes duke thënë se do të ishte mirë sikur edhe ata të votonin pro kësaj marrëveshje.

“Do të kishte qenë mirë që të mos varemi nga pak vota, të bëhemi bashkë për hir të interesit të qytetarëve dhe ta votojmë këtë marrëveshje”.

“Jam optimiste se do të lëvizim në këtë aspekt, por më mirë do të ishte të mos kemi veonsa”.

“Nëse do të kishim disa deputetë të Vetëvendosjes që vënë interesat e qytetarëve në rend të parë, pa agjenda politike, atëherë ne do të përmbushnim kushtet tona”.

“Vota e deputetit është e njejtë – nuk ka dallim, thirrja është për të gjithë”.

Ministrja e Integrimit Evropian ka deklaruar se seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin nuk do të thirret, derisa të mos jenë kushtet – pra votat e nevojshme për ratifikim.

“Ne nuk do ta hedhim që të mos votohet, duhet të krijohen kushtet për këtë. Ne do të lëvizim përpara, është vetëm çështje sa i gjerë po bëhet ky konsesus që jemi duke e bërë”.

“Të gjitha partitë, që fillimisht arritën konsensusin për votimin e marrëveshjes, kemi të përafruar qëndrimet. Posaçërisht PDK-ja e ka bërë publik shumë kohë më parë pozitën e vet ndaj votimit, por kemi pasur përafrim”.

“Ndër shqetësimiet më të mëdha janë si të arrijmë një konsesus më të gjerë, ndoshta jo me 80 vota por edhe me më tepër të tregojmë se interesi i qytetarëve është mbi të gjitha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat