Çka thotë Limaj pasi gjykata e shpalli të pafajshëm në rastin “Bellanica”

Aktuale

Çka thotë Limaj pasi gjykata e shpalli të pafajshëm në rastin “Bellanica”

Nga: A.ZH Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:37
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Social Demokrate të Kosovës, një herit edhe zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj ka folur pas vendimit të Gjykatës e cila e shpalli të pafajshëm për rastin ‘Bellanica’.

Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se akuzat ndaj tij për vrasjen e dy personave gjatë luftës, kanë qenë të orkestruara, përcjell Bota sot.

Ai e ka quajtur të turpshme, përdorimin e dhimbjes së një familjeje, për të arritur objektiva që s’kanë të bëjnë me të vërtetën.

Postimi i plotë i Limajt:

Trupi gjykues me vendimin e tij konstatoi përfundimisht atë që e kam deklaruar qysh prej fillimit të këtij procesi se nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë që më implikon në ndonjë lloj përgjegjësie për rastin për të cilin sot u dha vendimi.

Akuzat e orkestruara të pambështetura në fakte dhe prova kanë objektiv rrënimin e njerëzve dhe manipulimin me dhimbjen e atyre që kërkojnë drejtësi.

Është e turpshme ta përdorësh dhimbjen e familjeve për të arritur objektivat që s’kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë dhe të vërtetën.

Familjet e viktimave presin zbardhjen e rasteve, dhe ky do të jetë angazhimi ynë jo vetëm për këtë rast, por edhe për qindra raste tjera të pazbardhura.

U shpreh mirënjohje të gjithë atyre qytetarëve të cilët besuan në fjalën time dhe më qëndruan afër gjatë gjithë kohërave jo të lehta.

Ne asnjëherë nuk jemi ndalur së shërbyeri vendit pavarësisht rrethanave në të cilat kemi kaluar.

Tani do të vazhdojmë edhe më fuqishëm me besim në Zot dhe drejtësi të gjithë së bashku, të punojmë me përkushtim që atdheun tonë Kosovën ta bëjmë një vend ku të gjithë do të ndihen krenarë dhe ky është misioni ynë i përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat