Për 6 muaj Qeveria harxhoi 5.6 milionë euro nga rezervat shtetërore, LDK thotë se me vendime jo ligjore

Aktuale

Për 6 muaj Qeveria harxhoi 5.6 milionë euro nga rezervat shtetërore, LDK thotë se me vendime jo ligjore

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:27
Mbledhja e Qeverise se Kosoves

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Haradinaj për gjashtë muaj sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shpenzuar 5.6 milionë euro nga rezervat shtetërore.

Shteti grumbullonë rezerva shtetërore, duke përfshirë  para, drithëra e naftë, të cilat i shfrytëzon për situata të jashtëzakonshme e fatkeqësi natyrore, por deri tash, Qeveria e Kosovës,nga linja buxhetore e rezervave shtetërore, i ka ndarë kryesisht për shënimin e aktiviteteve të ndryshme.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot, janë ndarë 500 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve për shënimin e 550 Vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Ditë më parë ekzekutivi ka ndarë 1 milion euro edhe për shpenzimet e rrymës për komunat veriore, si dhe me mjetet nga kjo linjë buxhetore ka mbështetur edhe disa aktivitete.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vlerësuar se kjo Qeveri po ndan mjete nga rezervat shtetërore në mënyrë të kundërligjshme.

Avdulla Hoti shef i grupit parlamentar të LDK-së, të premten në një konferencë për media ka thënë se Qeveria Haradinaj për gjashtë muaj ka ndarë 5.6 milionë euro, që sipas tij në krahasim me Qeverinë e kaluar ka ndarë pesë herë më shumë, shkruan lajmi.net.

“Për këta gjashtë muaj, Qeveria Haradinaj ka shpenzuar 5.6 milionë ero nga rezervat shtetërore. Për gjashtë muaj të parë të Qeverisë Mustafa janë dhënë 1.3 milionë euro, pra pesë herë më shumë janë shpenzuar kryesisht me vendime jo ligjore. Vendimi i fundit i cili është bukur skandaloz është ai prej 1 milion euro për rrymen e shpenzuar për komunat në veri”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.

Shqetësimin për ndarje e mëdha të mjeteve rezervë e ka ngritur edhe ministri i Financave, Bedri Hamza. Ai ka thënë se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi.

“E para për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin i lus të gjithë ministrat që t’i planifikojnë dhe t’i vendosin me kohë në buxhetin e ministrisë së tyre. E dyta nga çdo njëri prej neve që ka nevojë për rezerva të respektohet afati dhe e treta duhet me pas kujdes për kërkesat e ardhshme për shkak se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi”, tha Hamza.

Sipas Planit strategjik për rezerva të vitit 2016- 2018, thuhet se buxheti për këto tre vjet është 360 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat