Ambasadori i Republikës së Francës, Didier Chabert, në një intervistë ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ndërsa çështjet e shumta për të cilat ka folur ambasadori, ai është deklaruar dhe me mundësinë që shumë shqiptar që kanë kërkuar azil politik apo ekonomik në Francë të fitojnë leje qëndrimi.
“Kosova është një vend që konsiderohet i sigurt nga sistemi francez i drejtësisë, i cili vendos për të drejtën e azilit. Prandaj, nuk është e mundur që një qytetar kosovar të marrë azil politik në Francë. Përndryshe, koncepti i azilit ekonomik nuk ekziston në drejtësinë franceze”, ka deklaruar ambasadori Didier Chabert për gazetën “Bota sot”.