Bastiset shtëpia e policit që arrestoi vëllain e Rexhep Selimit

Aktuale

Bastiset shtëpia e policit që arrestoi vëllain e Rexhep Selimit

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:43
Ramadan Selimi

Burime të mediave mësojnë se është bastisur shtëpia e policit qe e arrestoi vëllain e deputetit të LVV-së,Rexhep Selimit, Ramadani.

Të njëjtat burime thonë se me urdhër të Inspektoratit Policor është kryer kjo bastisje.

Ndryshe, para disa ditësh Ramadan Selimi është shoqëruar në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe mospërfillje të urdhrave.

Ngjarja kishte ndodhur në Prishtinë, rreth orës 18:00.

E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa policia e kishin ndalur një makinë, për kundërvajtje në trafik, e cila ka rastisur të jetë e vëllait të deputetit Selimi.

Ramadani nuk i kishte përfillur urdhrat e policit dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor me inicialet A.I. Pas këtij veprimi, ai është shoqëruar në stacionin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat