Pse duhet të votojë VV marrëveshjen e Demarkacionit dhe të mos sigurohen votat nga Lista Serbe? Flet Paçarizi

Aktuale

Pse duhet të votojë VV marrëveshjen e Demarkacionit dhe të mos sigurohen votat nga Lista Serbe? Flet Paçarizi

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:10
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Profesori dhe analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka komentuar çështjen e Demarkacionit, duke thënë se deputetët e kanë të vështirë të votojnë raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën, por që duhet ta bëjnë pasi pasojat nga mos ratifikimi i marrëveshjes janë të mëdha, të paparashikueshme, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se edhe VV duhet të votojë pro kësaj marrëveshje dhe të thotë që nuk pajtohet me të, por duhet ta bëjë VV këtë dhe jo të sigurohen votat nga Lista Serbe, pasi duhet të pranohen kushtet e tyre, që janë të dhimbshme.

Postimi i plotë i tij:

DEMARKACIONI - NYJA E GORDIT

Po te vihemi ne poziten e nje deputeti te Kuvendit te Kosoves, vendimi per ta votuar demarkacionin ne pakon ku eshte edhe raporti i Komisionit te njohur si komisioni i Bulliqit eshte nje vendim teper i veshtire per shkak te raportit kontradiktor ndermjet ketij raporti dhe vete marreveshjes per demarkacionin. Kontradikta eshte e frikshme, pasi duhet te votohet nje marreveshje, bashke me raportin qe thote se ajo marreveshje i humb Kosoves mijera hektare toke. 
A e vlen barra qirane? Une mendoj se po. Pasojat nga mosratifikimi do te jene me te medha, me te dhimbshme e ndoshta te paparashikueshme.
LVV thote se demarkacioni nuk eshte kushti i fundit per liberalizim, pasi ka edhe nje kusht tjeter- luftimi i krimit e korrupsionit. A eshte krejt keshtu?

Luftimi i krimit e korrupsionit eshte proces ndersa ratifikimi i demarkacionit eshte vendim. Se kendejmi keto dy kushte per liberalizimin nuk jane te krahasueshme, pasi mekanizmat per matjen e tyre jane te ndryshme. Ratifikimi i demarkacionit duhet te ndodhe, nderkaq luftimi i krimit e korrupsionit eshte proces qe matet me parametra te tjera dhe ne vazhdimesi. Nje hap i rendesishem eshte raporti i Transparency International qe flet per perparim te perceptimit te qytetareve lidhur me shkallen e korrupsionit. Nderkaq demarkacioni matet jo me vullnetin per ta ratifikuar por me vete vendimin per ratifikim. Prandaj, LVV duhet ta votoje demarkacionin pasi eshte parakusht per liberalizimin e vizave, eshte faktor i forcimit te sovranitetit dhe njohjes nderkombetare te Kosoves dhe njekohesisht me votimin eventual te kushtezuar LVV do ta defaktorizonte Listen Serbe si faktori vendimtar i vendimmarrjes ne Kosove. Perndryshe, nese koalicioni qeverises do te detyrohet t'i siguroje numrat me cdo kusht, do te detyrohet t'i oranoje kushtet e Listes Serbe qe jane te dhimbshme dhe mund te krijojne situata te paparashikueshme me rastin e formimit te Asociacionit te komunave me shumice serbe.

Prandaj deputetet e LVV duhet te vendosin per ta votuar demarkacionin, duke theksuar qarte se nuk pajtohen me marreveshjen por duke i peshuar pasojat dhe perfitimet e shtetit dhe qytetareve.

Aleksandri i madh e pati zgjidhur nyjen e Gordit me nje goditje te shpates - politikanet jane aty per te marre vendime te veshtira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat