Shtyhet seanca gjyqësore për vrasjen e Aulon Zekës

Aktuale

Shtyhet seanca gjyqësore për vrasjen e Aulon Zekës

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:06
Ilustrim

Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Aulon Zekës e paraparë për sot është shtyrë për 28 mars.

Kjo për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të së miturës, i cili kishte parashtruar kërkesë për shtyrje të seancës.

Sot pritej që të jepej fjala përfundimtare në rastin e Zekës, i cili u vra me 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë. Lidhur me rastin ishin arrestuar tre të mitur.

Gjykimi ishte i mbyllur për publikun, ndërsa gjatë kohës së mbajtjes së gjykimit disa herë është protestuar para Pallatit të Drejtësisë nga shokët e të ndjerit.

Ndryshe, kjo është hera e katërt që shtyhet seanca për vrasjen e 16 vjeçarit, ku si të dyshuar tashmë janë dy të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat