Dy vëllezërit nga Malisheva u vranë nga hajnat – kështu ndodhi vrasja makabre në Plloqicë

Aktuale

Dy vëllezërit nga Malisheva u vranë nga hajnat – kështu ndodhi vrasja makabre në Plloqicë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:02
Foto nga fshati Plloqicë e Malishevës

Në fshatin Plloqicë të Malishevës u vranë dy vëllezër në orët e para të ditës së premte.

Ka mësuar detajet e vrasjes së Sh.M., i lindur me 1973 dhe B,M., i lindur me 1984.

Dy vëllezërit ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre bashkë me tre kushërinjtë derisa në ndejë e sipër kishin dëgjuar zhurma jashtë shtëpisë.

Ata të dy, bashkë me tre kushërinjtë, kishin dalur jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, derisa kanë hasur në dy hajdutët.

Që të pestë – dy viktimat dhe tre kushërinjtë – u ishin vënë pas hajdutëve.

Në ndjekje e sipër në terrin e orës 01:00 pas mesnate ishin dëgjuar të shtëna.

Plumbat plagosën rëndë dy vëllezërit – njëri prej tyre anëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të plagosurit fillimisht u dërguar në QKMF-Malishevë ku u konstatua vdekja e njërit nga viktimat, ndërsa viktima e dytë ndërroi jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Për Klan Kosovën ka folur babai i viktimave.

I shokuar nga tragjedia e ndodhur vetëm pak orë më parë ai ka arritur të japë vetëm një deklaratë të shkurtër.

I është dukur e pakuptimtë që hajdutët kishin mësyer shtëpinë e tyre për të vjedhur, pasi siç thotë ai, ata s’është se kanë pasuri.

“Ndoshta kanë ardhur për t’i vjedhur dy lopët”, ka thënë shkurt ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat