S’ka seancë për demarkacionin, mungojnë dy-tri vota

Aktuale

S’ka seancë për demarkacionin, mungojnë dy-tri vota

Më: 9 mars 2018 Në ora: 11:00
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës në javën që vjenë do të ketë dy ditë vazhdime të seancës dhe të enjten një seancë të re, por në asnjërën nuk do të shqyrtohet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, pasi mungojnë votat.

Për këtë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare, ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën do të ketë vazhdim të seancës, kurse, të enjten do të ketë seancë të re.

Veseli u ndal edhe te ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, ku theksoi se i duhet një reflektim më qytetarë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe menjëherë do të shkonin në seancë.

Veseli: Një pjesë e Vetëvendosjes të reflektojë

“Presim ta realizojmë edhe më shumë atë çka presin shumica e qytetarëve që ta ratifikojmë edhe marrëveshjen e cila ka mbetur pa ratifiku. Shumë shpejt presim reflektim edhe të kolegëve opozitar, ka shenja të mira, besoj që do ta arrijmë shpejt konsensusin, është në interes të qytetarëve, është në të mirën e shtetit dhe besoj që kemi me pas shpejt një vendimmarrje.....për arsye se po duhet konsensusi, na duhen edhe disa vota, vetëm një reflektim më qytetare i një pjese të Vetëvendosjes dhe kishim shkuar drejt në seancë, në mënyrën më pozitive po them”, tha Veseli.

Sipas tij, Kosova është në rrugë të mbarë në rrugëtimin euro-atlantik.

Veseli: Liberalizimi i vizave, brenda këtij viti

“Një vendimmarrje e cila do të ishte shumë më e shpejt do t’i kishte bërë shumë më mirë edhe Kosovës edhe qytetarëve tanë, në mënyrë që vendimmarrja në Bashkimin Evropian të jetë pozitive në liberalizimin e vizave, gjithmonë jemi duke folur që brenda këtij viti të kemi lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë dhe jam shumë i sigurt se do ta arrijmë këtë”, tha ai.

I pari që doli nga kryesia ishte shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokratike, Bilall Sherifi, i cili tha se është marrë vendim që në seancat i kanë lënë në gjysmë të vazhdojnë të martën e tutje. Kurse, për demarkacionin tha se nuk është diskutuar sepse mungojnë pak vota.

Sherifi: Mungojnë dy-tri vota

“Për të nuk është fol sepse ju e dini që mungojnë dy, tri vota, si duket nuk janë siguruar ende dhe derisa ato nuk sigurohen nuk mund të thirret vazhdimi i seancës, ose së paku nuk ka gatishmëri që të thirret seanca para se të ketë siguri që mund të votohet”, tha ai

Përndryshe, në vazhdimin e seancave dhe senacën e re janë 52 pika të rendit të ditës, të cilat do të trajtohen.

Veseli: Presim reflektim të VV-së për demarkacion, ka shenja të mira

Kryetari i Kuvendit, njëherit i PDK-së, pas Kryesisë së Kuvendit është deklaruar se seanca për demarkacionin mbahet atëherë kur të arrihet një konsensus mes deputetëve për ta votuar këtë marrëveshje.

Veseli ka thënë se ka shenja të mira në këtë drejtim dhe se pritet reflektim i deputetëve që të votojnë pro demarkacionit, transmeton Indeksonline.
Ai ka shtuar se duhet pak reflektim qytetar i një pjesë të LVV-së dhe atëhërë do të përfundohej kjo temë.

“Qytetarët na presin të realizojmë marrëveshjen, ta ratifikojmë, e cila ka mbetë deri me tani pa u ratifikuar. Shumë shpejt presim edhe reflektim të kolegëve opozitar, ka shenja të mira dhe po besojmë se do të arrijmë konsensus. Është në interes të qytetarëve, në të mirë të vendit. Nuk e dërgojmë në Kuvendit se na duhet konsensusi na duhen disa vota, dhe vetëm një reflektim më qytetar i një pjesë të VV-së do të kishim shkuar drejt në seancë” ka thënë Veseli.

Kryesia e Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të caktuar datën se kur do të mbahen seancat që kanë mbetur në gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat