Pacolli vjen me një lajm të mirë për Kosovën

Aktuale

Pacolli vjen me një lajm të mirë për Kosovën

Më: 9 mars 2018 Në ora: 08:05
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka dhënë një lajm sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në samitin e ardhshëm të Këshillit Ekzekutiv do të votohet për anëtarësimin e Kosovës.

Ja postimi i Pacollit:

Sot në Lyon, Francë, u mbajt mbledhja e këshillit ekzekutiv ku Kosova me shumicën e votave hyri në axhendën e samitit të ardhshëm (për anëtarësim në Interpol) që do të mbahet në Dubai.

Falënderoj të gjitha shtetet qe votuan pro, miqtë e Kosovës për mbështetje dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për punën e madhe.

Urime Kosovë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat