Abazi zbulon se njerëzit e Molliqajt kanë ‘vjedhur’ diçka të rëndësishme nga zyrat e VV’së

Aktuale

Abazi zbulon se njerëzit e Molliqajt kanë ‘vjedhur’ diçka të rëndësishme nga zyrat e VV’së

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:42
Boiken Abazi dhe Albin Kurti

Aktivisti i VV’së nga Tirana, Boiken Abazi, pretendon se krahu i aktivistëve anti-Kurti, që e kanë braktisur Lëvizjen Vetëvendosje, kanë marrë arkivat elektronike nga kompjuterët në zyrat e partisë.

 

Këtë Abazi e thotë në një nga debatet me komente në rrjetin social Facebook. Ai për më tepër thotë se përveç se kanë marrë disa nga arkivat, disa të tjera i kanë fshirë.

“Rexhep, disa aktivistë të Sekretariatit të Përgjithshëm morën nga Lëvizja ç’kishin për të marrë, në disa raste kur ikën morën edhe arkivat elektronike të Lëvizjes nga kompjuterët, dhe i fshinë më tej arkivat nga kompjuterët e Lëvizjes – ky është fakt i verifikueshëm kurdo që të kesh dëshirë sepse veprime të tilla mbeten në memorien e “hard diskut”. Të njëjtit, më herët, kanë dhënë ç’kishin për të dhënë, por pa harruar që kanë marrë shumë më shumë se ç’kanë dhënë, dhe kanë marrë edhe gjëra që nuk u takojnë, si p.sh. arkivat elektronike të Lëvizjes”, ka shkruar Abazi.

 

 

Tutje, në këtë koment ku diskutohet për Sekretariatin të cilin e ka drejtuar Dardan Molliqaj, Abazi ngrit akuza edhe për pagat që ata kanë marrë.

“Nga ana tjetër, për të njëjtit mbetet për t’u sqaruar edhe rroga (që marrin ose do të marrin) prej momentit të largimit nga Lëvizja për të kuptuar më shumë mbi motivet, synimet apo sakrificat e tyre. Ndërsa disa të tjerë, pritën të largohen nga Lëvizja pasi u bënë deputetë apo kryetar komunash, me plan shumë më të hershëm sesa zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet lokale, dhe tash japin dorëheqje pa lëshuar postet e fituara permes Lëvizjes”.

Duke u bazuar në këto, ai thotë se është e pamundur që ata të mos kritikohen, e të mbrohen.

“Është krejt e pamundur të mbrohet sjellja dhe veprimet e tyre. Dhe më lejo të them, që duan s’duan këta të larguar, sulmet e tyre ndaj Lëvizjes janë përsëritje e të njëjta sulmeve të analistëve të pushtetit dhe të vet pushtetarëve në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat