“Zjarrfikësit shpëtimtar mjerisht larg standardeve minimale”

Aktuale

“Zjarrfikësit shpëtimtar mjerisht larg standardeve minimale”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 mars 2018 Në ora: 18:47
Pjesëtarët e Shërbimit të Zjarrfikës dhe Shpëtimit

Pjesëtarët e Shërbimit të Zjarrfikës dhe Shpëtimit janë shumë larg standardeve minimale. Kështu vlerëson Tahir Ahmeti nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë duke thënë se zgjidhja e statusit juridik të zjarrfikësve shpëtues, është vetëm një nga disa problemet e pa definuar të këtij shërbimi.

Sipas tij, pasi të hiqet mjegulla e krijuar dhe të qartësohet gjendja konfuze në Kosovë ky shërbim realisht nuk ka as adresë të saktë menaxhuese.

Image
Tahir Ahmeti

“Mendoj se duhet që të përmirësohen kushtet e punës dhe të sigurohen pajisje për punë, kushtet e punës dhe pajisjet për pjesëtarët e Shërbimit të Zjarrfikës dhe Shpëtimit janë shumë larg standardeve minimale.Duhet të kompensohen ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, këtu duhet të ekzistojë parimi i njëjtë me institucionet tjera publike në Kosovë, në këtë çështje nuk duhet të ndodh diskriminim dhe padrejtësi” ka thwnw Ahmeti.

Ai ka theksuar se po ashtu duhet rishikuar edhe shkalla e rrezikshmërisë e cila paguhet për këtë shërbim të sigurisë, gradimet dhe mundësia e plotësimit me staf të ri, që është më së e nevojshme.

“Gjithsesi që duhet parë si diçka pozitive, këto lëvizje para, nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe në vazhdimësi duhet të monitorohen dhe të ketë kërkesë për zbatim”, ka thënë Tahir Ahmeti nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat