Pacolli jep një lajm të mirë për Kosovën

Aktuale

Pacolli jep një lajm të mirë për Kosovën

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:27
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm të mirë për shtetin e Kosovës marrëdhëniet diplomatike me shtetin, Gambia.

Pacolli përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet do të vendosen brenda pak ditësh duke e akredituar ambasadorin atje.

Postimi i plotë i Pacollit:

Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Përkundër përpjekjeve dëshpëruese tê fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës po vazhdon të shënojë suksese. Lajmi i mirë vjen nga Gambia, e përfolur dhe e shënjestruar nga kundërshtarët tanë. Marëdhëniet diplomatike me këtë shtet do ti vendosim brenda pak ditësh duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet. Falenderim i madh për presidentin, qeverinë dhe popullin e Gambias.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat