Kurti reagon pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit

Aktuale

Kurti reagon pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 11:26
Tinka Kurti

Dorëheqja e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje ka ngjallur reagime të shumta të zyrtarëve të Lëvizjes.

Tinka Kurti, zyrtare për media në LVV ka thënë se është e padrejtë që Vetëvendosje tani do të jetë opozitë në Komunën e Prishtinës.

“Sakrificat, puna e palodhur e aktivistëve dhe vullnetarëve dhe buxheti i ndarë për zgjedhjet lokale në Prishtinë nuk ka qenë për ta patur kryetarin vetëm 100 ditë, por për katër vjet. Tash padrejtësisht Lëvizja do të jetë në opozitë aty ku në fakt fituam. Kjo është gjendje e pazakontë dhe e padrejtë për votuesit, mbështetësit dhe aktivistët e Lëvizjes”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

“Megjithatë ne e dimë se Lëvizja ka kaluar sfida më të mëdha se kjo, dhe bashkë me mbështetjen e qytetarëve Lëvizja do t’i prijë ndryshimeve të domosdoshme e të shumëpritura në Kosovë. Goditjet mbi Lëvizjen nuk i ndihmojnë Kosovës por as nuk e zmbrapsin Lëvizjen në përballjen me regjimin. Ne kalitemi nëpër sfida. Dhe, fitojmë. Dhe, do të fitojmë”, ka shkruar më tej Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat