BBC: Si ndodhi që mosmarrëveshja Kosovë-Serbi, t’i ngadalësojë orët në Evropë?

Aktuale

BBC: Si ndodhi që mosmarrëveshja Kosovë-Serbi, t’i ngadalësojë orët në Evropë?

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:35
Ilustrim

A jeni duke u vonuar për punë dhe duke i lën fajin alaramit të orës suaj?

Arsyeja e vërtetë mund të jetë në mosmarrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ka ndikuar në rrjetin e energjisë në Evropë.

Entsoe, organizatë që përfaqëson operatorët e transmetimit të energjisë elektrike në 25 vende evropiane, thotë se orët e krevatit ishin ngadalësuar deri në gjashtë minuta që nga mesi i janarit, shkruan BBC.

Kohët në ngrohje qendrore dhe orët e furrave ndikohen gjithashtu, por jo kompjuterët ose telefonat e mençur.

Vendet nga Spanja në Turqi dhe Polonia në Holandë janë pjesë e një zone të madhe të Evropës të lidhura së bashku në një rrjet elektrik që vepron në një frekuencë të sinkronizuar. Kjo frekuencë rregullon ruajtjen e kohës në pajisje të caktuara.

Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende nordike (veriore) nuk preken.

Gjatë periudhës së krizës, Kosova nuk ka prodhuar energji të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e saj.

Sipas Entsoe, Serbia është e detyruar ligjërisht të përmbushë kërkesën e Kosovës për të mbajtur të qëndrueshëm rrjetin evropian.

I gjithë ky devijim ndodhë për shkak të mosmarrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë edhe pse ka kohë që janë në diskutime për këtë çështje. Dështimi për të vepruar në kohë e detyroi frekuencën të ‘devijonte’ dhe rënia ndikoi në orët.

Ndërkohë, vende të tjera që kanë humbur rezerva deri në 113 GËh kërkojnë kompensim.

“Ky devijim është ndalë të martën kur Kosova krijoi energjinë që i nevojitej”, ka thënë zëdhënësja e Entsoe, Susanne Nies për BBC.

Sipas saj, energjia e tepërt do të duhet të gjenerohej dhe të ushqehej në sistem me kalimin e kohës në mënyrë që të balancohet i gjithë kontinenti.

Sapo të stabilizohet rrjeti, automatikisht do të ndalohet humbja e kohës edhe nëse ju rregulloni manualisht orët tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat