Muhamet Kelmendi i bën thirrje Ramiz Lladrivcit: Publikoje regjistrimin me Adem Jasharin që unë dhe Fehmi Ladrovci t`a dhamë në Janar të vitit 1997

Aktuale

Muhamet Kelmendi i bën thirrje Ramiz Lladrivcit: Publikoje regjistrimin me Adem Jasharin që unë dhe Fehmi Ladrovci t`a dhamë në Janar të vitit 1997

Nga: A.M. Më: 7 mars 2018 Në ora: 20:45
Muhamet Kelmendi

Muhamet Kelmendi i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrivcit që të publikojë regjistrimin e Adem Jasharit.

Ai ka shkruar në Facebook se këtë regjistrim ja ka dhënë ai dhe Fehmi Ladrovci në janar të viti 1997.

Postimi i plotë:

“Thirrje Ramiz Ladrivcit! Mos e blloko më regjistrimin e heroit tonë Adem Jasharit. E ke regjistrimin që unë dhe Fehmi Ladrovci t'a dhamë në Janar të vitit 1997. Jepi dritë deklarimeve të heroit mbi raportet dhe gjendjen që kishte në këtë kohë. Është vet heroi Adem Jashari që deklaron. Mjafte më me mashtrime! MK”, ka shkruar Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat