Deputeti i LDK-së: Situata e arsimit ishte më e mirë në vitet 1990-1999 se që është tani

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Situata e arsimit ishte më e mirë në vitet 1990-1999 se që është tani

Më: 7 mars 2018 Në ora: 18:48
Fidan Rekaliu

Deputeti i LDK-së, dhe anëtari i Komisionit për Arsim, Fidan Rekaliu, ka kritikuar qeverinë Haradinaj, për siç tha ai degradimin e arsimit në Kosovë, duke e shkarkuar bordin e Agjensionit për Akreditim.

Ai akuzoi kryeministrin Haradinaj se ka bërë nxitjen e shkarkimit të këtij bordi.

Rekaliu, në fjalimin e tij në seancën e jashtzakonshme të Kuvendit, lidhur me përjashtimin e Kosovës nga AQAR, tha se situata e arsimit ka qenë më e mirë në vitet 1990-1999, se që është tani.

“Kryeministri i vendit me nxitjen e bërë për të shkarkuar bordin e mëparshëm të agjencionit për akreditim ka shkaktuar këtë situatë që dëmton edhe më tej imazhin e universiteteve tona. Prandaj, i njëjti duhet të jap përgjegjësi për këtë situatë të krijuar. Është obligim që e kemi ndaj një sistemi arsimor i cili duket se ka funksionuar më mirë në periudhën 1990-1999 sesa tash. Duket që kjo qeveri nuk po lehteson aspak problemet qe vendi ka, përkundrazi, ajo po është shkaktari i shumicës prej tyre“, ka thënë Rekaliu.

Ai ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit, që mos të lejojën përfundimin e kësaj seance, pa arritjen e  rezultateve konkrete, përshkak se sipas tij, Kuvendi e ka obligim një gjë të tillë.

“Dua të besoj, madje shpresoj shumë, që secili deputet në këtë Kuvend, i pozitës a i opozitës, do të jetë në lartësinë e detyrës politike përfaqësuese e qytetare për t’u bashkuar për të mirën e rinisë dhe të vendit, që të mos lejojnë të përfundojë kjo seancë pa rezultate konkrete. Ky Kuvend mund dhe duhet të veprojë sot. E ka detyrim të veprojë. Mos harroni, është në nderin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtrojë përgjegjësitë e tij kushtetuese në mbikqyrjen dhe korrektimin e Qeverisë, jashtë cdo interesi të ngushtë partiak që ndërlidhet me marrëveshjet për të mbajtur pushtetin si qëllim më vete, sot kur bëhet fjalë për një çështje si kjo“, ka thënë Rekaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat