Konjufca ia përmend Zekës aferën me Ilir Krasniqin

Aktuale

Konjufca ia përmend Zekës aferën me Ilir Krasniqin

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:37
Glauk Konjufca

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetët Glauk Konjufca dhe Milaim Zeka kanë replikuar mes vete duke bërë që Konjufca t’i drejtohet Zekës se ai është i fundit që mundet me diskutu për moralin. Kjo pasi që sipas Konjufcës ka qenë Zeka ai që ka promovuar një mashtrues të popullit siç është Ilir Krasniqi.

“Meqë po na shet moral ky njeri,  që e ka keqpërdorë emisionin në RTK me promovu Ilir Krasniqin, i cili i ka mashtru qytetarët me mbi 200 mijë euro për viza pune në shtete të ndryshme. Ky është njeriu që kur ka uzurpu shtëpinë në Breg të  Diellit, kur një njeri i tillë shet moral publik nuk di çka të them”, tha Konjufca.

Debati ka filluar kur deputeti Zeka ka kundërshtuar Arbërie Nagavcin kur ajo tha se ia uron 7 marsin mësuesve të ndërgjegjshëm. Zeka i tha se mësuesit nuk ndahen në të ndërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm.

Në këtë rast ndërhyri deputeti Konjufca duke thënë se Zeka ka ardhur në Parlament me notat e ulëta.

“Ka disa mësues të pandërgjegjshëm siç është mësuesi i Milaim Zekës, i cili ia ka lënë dysh në vend se ta ngel. Ai duke marr dysha ka ardh në Parlamentin e Kosovës, edhe unë mendoj që ka mësues të pandergjegjshëm”, tha Konjufca.

Në replikën e tij Zeka tha se Glauku po futet në rrafshin personal dhe se mbrapa tij gjindet një deputet i cili e ka pasur në klasë Zekën dhe se është në dijeni për suksesin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat