“Një ditë kanë me tregu se çfarë u tha me nënçmim e përbuzje te Rogneri në Tiranë kur erdhi lajmi se u vra Adem Jashari...”

Aktuale

“Një ditë kanë me tregu se çfarë u tha me nënçmim e përbuzje te Rogneri në Tiranë kur erdhi lajmi se u vra Adem Jashari...”

Nga: P.R Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:23
Adem Jashari

Publicisti i njohur, Rexhep Shahu, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se një ditë kanë më tregu se cfare u tha me nënçmim e përbuzje te Rogneri në Tiranë, të salloni i hotelit, në dalje, kur erdhi lajmi se u vra Adem Jashari.

Image
Rexhep Shahu

“Nuk eshte Epopeja e UÇK, eshte Epopeja e Familjes Jashari, e familjes shqiptare dhe nuk ben me te quhet epopeja e UCK. Nuk ben sepse deri ato dite UCK ka qene deshire, nuk u pa UCK dhe nuk u gjend askund UÇK te familja Jashari per ndihme, per ta ndihmue komandantin, meqenese e quajne tani komandant. Pra s'ka pase ushtri e as komandant ushtrie dhe duke thene ju se Ademi ishte komandant, po thoni se komandantin e ka tradhetue dhe nuk e ka ndihmue ushtria e tij. A keshtu?? A jeni normal, po pyes tash qe komandantat kane nise me kallxue per laraskat. E se ndonje dite kane me kallxue se cfare u tha me nencmim e perbuzje te Rogneri ne Tirane, te salloni i hotelit, ne dalje, kur erdhi lajmi se u vra Adem Jashari ...”, ka shkruar Shahu, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat