Kurteshi kërkon tërheqjen e propozimit të Bordit të AKA

Aktuale

Kurteshi kërkon tërheqjen e propozimit të Bordit të AKA

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:34
Ismail Kurteshi

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka kërkuar nga ministri i Arsimit, që ta tërheq propozimin për emërimin e anëtarëve të ri të Bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, nëse duan të dalin nga kjo rrugë.

Kurteshi: Kuvendit t’i propozohen emra të rinj për anëtarë të bordit të AKA-së

“Për të dal nga kjo gjendje ministri duhet ta tërheq propozimin e bordit i cili është në radhë që të votohet këtu. Paraprakisht duhet t’i hartojë kriteret, jo vetëm MASHT-i, por aty duhet të marrin pjesë edhe institucione tjera, ekspertë të arsimit, organizata jo qeveritare e po ashtu edhe vëzhgues nga Kuvendi, të sjellin propozime të reja dhe pas aprovimit në Kuvend të Bordit të ri të aplikojmë në këtë Agjencion shumë të rëndësishëm. Sot ministri është i obliguar të përgjigjet para deputetëve  dhe përmes pyetjeve të deputetëve, para opinionit pse edhe një herë është shkarkuar ky bord, cilat kanë qenë kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të ri, dhe ajo me e rëndësishme duhet konkretisht të dal me një plan përmes të cilit duhet të dalim nga kjo situatë dhe duhet Kosova të kthehet prapë në këtë institucion shumë të rëndësishëm evropian”, tha Kurteshi.

Debati në Kuvend për përjashtimin e Kosovës nga EQAR është duke vazhduar ende dhe është kërkuar nga partitë opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat