Pacolli takon këshilltarin për politikë të jashtme të kacelares Merkel

Aktuale

Pacolli takon këshilltarin për politikë të jashtme të kacelares Merkel

Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:17
Zëvendëskryeminsitri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ne takim me Jan Hecker

Zëvendëskryeminsitri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar sot me këshilltarin për politikë të jashtme të Kancelares Merkel, Dr. Jan Hecker.

Pacolli ka treguar se ata kanë diskutuar për reformat dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.

“Takim i rëndesishëm me këshilltarin për politikë të jashtme të Kancelares Merkel, Dr.Jan Hecker. Diskutim i rëndësishëm për reformat, rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe kordinimin e implementimit te agjendës tonë si shtet. Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë mbetet prioritet i yni si shtet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat