Paralajmëron LDK: Bota i ka mbyllur dyert për liderët aktual

Aktuale

Paralajmëron LDK: Bota i ka mbyllur dyert për liderët aktual

Më: 2 mars 2018 Në ora: 12:07
Konferenca e LDK-së

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se njohjet për shtetin e Kosovës janë në numër të vogël dhe se Kosova duhet të jetë më aktive në raport me Serbinë, në këtë çështje.

“Ritmi i njohjeve është jashtëzakonisht i ulët, por edhe më shqetësuese është çështja e tërheqjes së njohjeve nga disa shtete. I bëjmë thirrje qeverisë që urgjentisht të ndërtojë strategji shumë më aktive, pra të mos jetë në defanzivë në raport me Serbinë por të jetë shumë më aktive të luftojë politikën agresive serbe sa i përket njohjeve dhe të ketë qasje më të drejpërdrejtë te shumë shtete që edhe gjeografikisht janë larg Kosovës në mënyrë që të mos lejohet që propaganda serbe të ketë sukses te këto shtete”.

Osmani në konferencën e përjavshme të LDK-së ka folur edhe për tërheqjen e Kosovës nga anëtarësimi në INTERPOL dhe UNESCO.

Ajo ndër të tjera e ka quajtur qeverinë në krye me Ramush Haradinajn si qeveri të izolimit dhe të izoluar.

“Kemi pasur tërheqjen nga procesi i aplikimit në INTERPOL dhe UNESCO që ka treguar një qasje jo të drejtë të qeverisë së Kosovës dhe analizë të gabuar në raport me votat që i kemi pasur, sidomos në INTERPOL. Deri tani duket se nuk po punohet  sa duhet për të përgatitur dosjet e anëtarësimit”.

“Sa i përket raporteve bilaterale, përjashto Shqipërinë është dëshmuar se bota i ka mbyllur dyert për liderët aktual institucionalë, në veçanti për kryeministrin që nuk ka pasur asnjë vizitë bilaterale, s’po flas për konferenca ku ftohet gjithë rajoni.

“Kryelajm ka qenë a do t’i marrin liderët vizat ose jo, derisa as në vitet e 90-ta kjo nuk ka qenë problem për liderët tanë shtetëror. Fatkeqësisht po presim që të hiqen vizat nga politikanë që kanë problem edhe vetë t’i marrin vizat”.

“Është dëshmuar që qeveria Haradinaj është qeveri e izolimit por edhe e izoluar në vetvete sepse i ka dyert e mbyllura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat