Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare

Aktuale

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare

Më: 2 mars 2018 Në ora: 07:01
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë, ku në rend dite janë të parapara 28 pika, ndër to edhe shqyrtimi i projektligjit për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar, si dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës-Prishtinën.

Po ashtu, është paraparë debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe pesë deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë.

Më poshtë mund të gjeni të plotë rendin e ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
3. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimet postare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Metrologji,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë, ?
Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat