Kryeministri e ka punën keq, dy deputetë të AAK-së nuk ia votojnë Demarkacionin

Aktuale

Kryeministri e ka punën keq, dy deputetë të AAK-së nuk ia votojnë Demarkacionin

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 16:04
Ramush Haradinaj

Kur mendohet që po i afrohemi një zgjidhjeje për t’i dhënë fund marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, situata sa shkon e komplikohet. Fillimisht ishte zor të bindej kryeministri, ose të paktën kështu jepej përshtypja, derisa rezultoi një marrëveshje në mes të partive politike shqiptare. Ndonëse jo të të gjithave. Megjithatë, kreu i ekzekutivit e ka punën keq me deputetët e tij. Tash, dy prej tyre nuk janë në të njëjtën linjë me liderin e tyre. Rasim Selmanaj dhe Teuta Haxhiu, nuk ia japin "bekimin" pro Demarkacionit, shefit të tyre

Ramush Haradinaj, i cili sa ishte në opozitë, kundërshtoi fuqishëm marrëveshjen e vitit 2015, të kufirit me Malin e Zi, tash sa është në Qeveri, përmes një "konsensusi" është pajtuar ta votojë atë. Bëri zhurmë edhe për raportin e Bulliqit. Madje përplasja e ashpër me LDK-në ishte pikërisht për këtë raport me të cilin synonte ta dëshmonte se humbet tokë. Partia e Mustafës u pajtua që ta votonte demarkacionin me kusht që raporti i Bulliqit të mos jetë obligues, por vetëm orientues, gjë të cilën e kundërshtoi Haradinaj.

Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat