Haradinaj kërkon nga BERZH-i përkrahje për projektet inovative

Aktuale

Haradinaj kërkon nga BERZH-i përkrahje për projektet inovative

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 18:03
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, zhvilloi një takim me presidentin e BERZH-i, Suma Chakrabarti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, zhvilloi një takim me presidentin e BERZH-i, Suma Chakrabarti, ku u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it, si dhe projektet konkrete që do të përkrahen nga ky institucion financiar ndërkombëtar.

Me këtë rast, Haradinaj vlerësoi kontributin e BERZH-it për Kosovën, në këto 5 vjetët që kur Kosova u bë pjesë e këtij institucioni, duke theksuar se është e nevojshme përkrahja për përmirësimin dhe ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore, që do ta ndërlidhnin Kosovën me rajonin, përfundimin e autostradës Prishtinë-Shkup, përkrahja për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, por edhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gaz-sjellësin Trans Adriatik. 

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga drejtuesit e BERZH-it që të përkrahin më shumë sektorin privat dhe projektet inovative të vendit. 

Presidenti i BERZH-it,  Suma Chakrabarti, vlerësoi përkushtimin dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik. 

Me këtë rast, presidenti Chakrabarti, tha se BERZH-i e konsideron Kosovën partner afatgjatë, duke ofruar mbështetjen e institucionit që drejton në funksion të zhvillimit të projekteve konkrete në Kosovë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat